TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi – Kurtit: Kqyri more punët e tua, s’të ka mbetë ty çlirimi e demokratizimi i serbëve

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi – Kurtit: Kqyri more punët e tua, s’të ka mbetë ty çlirimi e demokratizimi i serbëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, fjalimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, e ka cilësuar fjalim të një gazetari mediokër të një televizioni shtetëror.

Krasniqi ka thënë se kryeministri i ka bërë presion kryetarëve të rinj për të shkuar dhe për të nisur punët në komunat veriore, e që sipas tij, Kurti po luan me zjarrin.

“Nëse të ka mbet merak  zjarri të kaluarës mos u mundu me ndezë zjarr të tashmes, sepse njerëzve iu duhet paqe. Përveç që ke synime të tjera. Sot ti veç një qëllim e fole në fjalim, krejt çka the, the qëllim për me i çlirua serbët. Paramendo kryeministri i Kosovës e paska qëllimin me i çliru serbët , çlirimtari i serbëve. Me i demokratizua serbët. Kqyri more punët e tua, njerëzit janë duke ikë natë e ditë, e ti po me kallxon qysh duhet me bë parti politike në Beograd. Dertet e Vuçiqit po i mban. Nëse don me bo autonomi, e ai është çlirimi yt, atëherë na trego. Sepse po e dimë që e ke pranu një verzion katastrofal me Vuciqin me nenin 7. Por, sillu si kryeministër jo si propagandist”, ka thënë Krasniqi në Kuvend.

Krasniqi i është drejtuar kryeministrit duke i thënë se e ka reduktuar sovranitetin në tri ndërtesa.

“Qëllim nuk e di a ke pas me bë autonominë, por në atë udhë je duke shku. Qëllimin për me i çliru serbët ta kuptuam, urime dhe shumë suksese, të urojmë shumë fat! Ama çka ke arrit deri tash është përveç rrezikimit të raporteve me aleatë, e shkatërrove imazhin e Kosovës. Në krejt mediat ndërkombëtare jemi duke dalë si vatër e luftës pas 20-vjetëve. I pash nëpër media, njerëzit kanë nisur të anulojnë vizitat nëpër Kosovë turistë e vizitorë prej shteteve të BE-së, sepse janë frikësuar. E ke reduktuar sovranitetin dhe ambicien e Kosovës në tri ndërtesa. A je më shumë sovran me mbajt atë Oso Kukën në Leposaviq a me marrë pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s. Cili është sovranitet më i madh?”, ka pyetur i pari i PDK-së.

Sipas tij, kryeministri i vendit duhet ndryshe ta mbështesë Policinë e Kosovës.

“Nuk i përmende KFOR-in, po fol për NATO,  nuk e përmende 30 ushtarë të KFOR-it tu kanë lëndu, marre është mos me iu thanë faleminderit kryeministri. 30 ushtarë të KFORI-it, pse janë lënduar? Policinë e Kosovës duhet ta mbështetësh ndryshe, sepse ne dhe populli që nuk kemi përgjegjësi ekzekutive, ne jemi duke e mbështetur gjithë. Ti duhet me i mbështet edhe mos me i lanë të rrezikuar, të mbyllur brenda dhe me i thënë KFOR-it hajde ndihmona dhe mbrona. Çka është më e keqja? Si gjithmonë ti në fund tërhiqesh, pasojat i vuan Kosova. Ti veç je tërhiq dje, po kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme. Atje i ke rrezikuar kryetarët, tash lypë zgjedhje të jashtëzakonshme, ti dhe Vjosa Osmani se gjithë tërhiqeni, veç bëni probleme”, tha ai. /teve1.info/

Tags: albin kurtiMemli Krasniqisituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoqëria Civile: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK paraqesin tendencë për bllokimin e reformës në sistemin prokurorial

Të enjten intervistohen kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit

Kurti: Komuniteti egjiptian pjesë e pandarë e historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Kurti: Komuniteti egjiptian pjesë e pandarë e historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Gjenden shkelje gjatë kontrollit për parandalimin e shitjeve të cigareve elektronike të miturëve

Gjenden shkelje gjatë kontrollit për parandalimin e shitjeve të cigareve elektronike të miturëve

Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian, vlerësohet kontributi në FSK

Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian, vlerësohet kontributi në FSK

Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës te një mjek i kthyer nga RD e Kongos

ASK: Rritet deficiti tregtar i Kosovës

ASK: Rritet deficiti tregtar i Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë pret në takim ish-presidentin francez, François Hollande

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë pret në takim ish-presidentin francez, François Hollande

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën