TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohen dy shtetas serbë në veri, u konfiskohen narkotikë, thika, maska, sprejë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Arrestohen dy shtetas serbë në veri, u konfiskohen narkotikë, thika, maska, sprejë

Dy persona, shtetas serbë në veri të vendit janë arrestuar gjatë natës për ‘Posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve’.

Të njëjtit po udhëtonin me një makinë me targa të Sllovenisë dhe gjatë kontrollit u janë konfiskuar një numër pajisjesh të kundërligjshme.

Maskë, shufër, sprejë, sfera metalike e gjësende të tjera janë konfiskuar gjatë këtij operacioni.

Kurse të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë.

Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.

Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë:

– një (1) shufër metalike (policore),

– një (1) maskë kamuflazhi,

– disa thika,

– disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S),

– disa lloje të dyshuara të substancave narkotike,

– telefona celularë,

– sprej të ndryshëm,

– sfera metalike,

– lidhëse plastike,

– një (1) automjet,

– një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe

– një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.

– një (1) çekan etj.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe do të ndërmarrë masa ligjore ndaj veprimeve të kundërligjshme, që në çfarëdo mase do të rrezikonin sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Thellimi i përçarjes në LDK

Thellimi i përçarjes në LDK

Sekiraqa merr në pyetje dëshmitarin që pa momentin e shkrepjes së armëve ku u vra Premtim Gashi

Sekiraqa merr në pyetje dëshmitarin që pa momentin e shkrepjes së armëve ku u vra Premtim Gashi

Konjufca pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutohet agjenda evropiane e Kosovës

Konjufca pret ambasadorin e ri të BE-së, diskutohet agjenda evropiane e Kosovës

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Nesër seanca konstituive, Kurti: Po vazhdojmë bisedimet për ta zgjedhur presidentin

Thaçi me detaje të reja: Sendet u gjetën në objektin që shteti e riktheu pas 27 vitesh uzurpim

Thaçi me detaje të reja: Sendet u gjetën në objektin që shteti e riktheu pas 27 vitesh uzurpim

Aksion përpara EULEX-it, kërkohet lirimi i katërshes së UÇK-së

Aksion përpara EULEX-it, kërkohet lirimi i katërshes së UÇK-së

Dështimi në PISA, njohësit tregojnë ku qëndron problemi

Dështimi në PISA, njohësit tregojnë ku qëndron problemi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën