TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Situata në Veri të Kosovës, Rumania pa tifozë në “Fadil Vokrri”?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Situata në Veri të Kosovës, Rumania pa tifozë në “Fadil Vokrri”?

Kosova e pret Rumaninë në “Fadil Vokrri” në sfidën kualifikuese të Euro 2024, që i përket Grupit I. Mediat në Rumani shkruajnë se Federata e Futbollit të këtij vendi po mendon të mos lejojë që tifozët rumunë të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës, në ndeshjen e cila zhvillohet me 16 qershori.

Arsyeja është politike: Rumania nuk e njeh Kosovën. Madje, kur u hodh shorti, u hodh në diskutim ideja që ndeshjet me Kosovën të bojkotoheshin.

Nga kjo ide, aspak realiste, u hoq dorë shpejt, por tani që në veriun e Kosovës ka zhvillime të rëndësishme (incidente mes serbëve, policisë së Kosovës dhe KFOR-it), po shqyrtohet mundësia që tifozët rumunë të mos e përkrahin skuadrën e tyre në “Fadil Vokrri”.

Kështu shkruan mediumi rumun, “Agerpres.ro”. Presidenti i Federatës së Futbollit të Rumanisë, Razvan Burleanu ka deklaruar të martën në një konferencë për shtyp se është i brengosur për situatën në Veri të Kosovës. Burleanu është shprehur se siguria e tifozëve është primare dhe për këtë arsye do të shqyrtohen disa skenarë.

“Që në momentin e parë kur këto incidente ndodhën në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, kemi krijuar një grup pune nga federata jonë. Ne jemi në kontakt të afërt me zyrën e Rumanisë në Prishtinë, me federatën lokale të futbollit dhe me UEFA-n.

Duke marrë parasysh informacionet që kemi, mund të konstatojmë se nuk ka rrezik për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës në Prishtinë. Por ne kemi një shqetësim për sigurinë e tifozëve tanë, që do të udhëtojnë në Prishtinë.

Për këtë kërkoj nga tifozët që të përcjellin kanalet zyrtare të Federatës sonë, ku do t’i publikojmë të gjitha informacionet që i kemi. Ne kujdesemi që siguria e tifozëve tanë të mos rrezikohet. Ky është synimi ynë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

Llapi dhe Gjilani ndahen baras

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

​Kompany përfundon në spital pas stërvitjes së Bayernit

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Edhe një futbollist e largohet nga Kosova, bashkohet me Shqipërinë

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën