Një numër i madh i qytetarëve serbë po protestojnë edhe sot para komunës së Leposaviqit.
Sipas gazetares së Tëvë 1, Fetije Kamberi, protestuesit po thërrasin kryetarin Lulzim Hetemi të dalë nga objekti.
Teksa po këndojnë në gjuhën serbe “Shko në shtëpi Lulzim”.
Sipas burimeve të Tëvë 1, kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi është akoma brenda objektit të komunës dhe nuk ka dalë nga aty që nga ora dje 05:00 e mëngjesit.
Situata në Leposaviq e qetë, protestuesit vendosin çadra e lëshojnë muzikë serbe







