TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mustafa: Asociacioni më nuk është zgjidhje, i frikësohem rritjes së pazareve nga Serbia

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mustafa: Asociacioni më nuk është zgjidhje, i frikësohem rritjes së pazareve nga Serbia

Ish-kryeministri Isa Mustafa vlerëson se zhvillimet e fundit në veri janë duke e përkeqësuar problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa shton se nëse potencialisht tërhiqet kjo Qeveri, ajo e ardhmja do ta ketë shumë më të vështirë këtë çështje.

“Është një mundësi që Qeveria të thotë nuk po pajtohem tash dhe po tërhiqem, po shkojmë në zgjedhje dhe ajo Qeveri që vjen prapë duhet me fillu aty ku e ka lanë kjo Qeveri. E tani niveli në të cilin është lënë problemi, është shumë më i rëndë sesa ato që ka qenë më parë. Sepse tani e kemi një situatë me një vakuum të plotë institucional në veri të vendit, me një mosdëgjueshmëri qytetare të serbëve ndaj institucioneve të Kosovës edhe në situatë të tillë është problem si me u gjet zgjidhja. Ato zgjidhje që kanë qenë përpara si zgjidhje, unë nuk i konsideroj që janë zgjidhje që sot munden me u bë, se për sa acarohet situata në veri, për kaq rriten apetitet edhe kërkesat edhe të komunitetit serb atje por edhe të Serbisë ndaj Kosovës, duke bërë trysni ndaj komunitetit ndërkombëtar edhe duke kërkuar që ndërkombëtarët të pajtohen me të”, ka thënë Mustafa.

Mustafa thotë se Asociacioni nuk është më zgjidhje porse i frikësohet rritjes së kërkesave e pazareve nga komuniteti serb e nga ndërkombëtarët.

“Unë nuk e shoh as Asociacionin si ndonjë zgjidhje, për atë Asociacion për të cilin është biseduar më 2013 dhe 2015. Zgjidhja atëherë ka qenë që të bëhet njëfarë organizimi, koordinimi i komunave me shumicë serbe mes veti që ajo të mos ketë kompetenca të pushtetit as lokal as qendror, mirëpo kjo që po ndodh tani është problem si do të përmbyllet me një zgjidhje të tillë dhe unë i frikësohem rritjes së pazareve, rritjes së kërkesave, sepse kërkesat nuk i rrisin jo vetëm serbët tani por komuniteti ndërkombëtar se ata këtë marrëveshje që u bë në Bruksel dhe Ohër, nuk është marrëveshje për zgjidhjen e problemeve të Kosovës si shtet, në të cilën Kosova vë sovranitet, por është marrëveshje vetëm me i nalë proceset të cilat rrezikonin paqen dhe sigurinë pasi që ndodhi konflikti në Ukrainë”, ka deklaruar Mustafa në InfoNata në Tëvë 1.

Ish i pari i LDK-së thotë se marrëveshja me Serbinë është vetëm për ta mbajtur një qetësi të përkohshme, e cila sipas tij është rrezikuar nga Qeveria e Kosovës. Mustafa thotë se Kosova karshi marrëveshjes ka detyra ndërsa Serbia vetëm zotime.

“Nuk është totalisht zgjidhje, kjo është vetëm çështje e një status quoje, një qetësie të përkohshme, për të cilën ka qenë e interesuar komuniteti ndërkombëtar për arsye se Qeveria e Kosovës po ndërmerr veprime të cilat po rrezikojnë këtë qetësi, ose këtë paqe dhe këtë siguri sepse edhe marrëveshja nëse shikohet, nuk ka asgjë të re. Janë disa deklarime shterpe dhe gjysmë shterpe. Kemi pjesë të cilat flasin për njëfarë zotimi të Serbisë që nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, por Vuçiqi u deklaru dhe tha këtë nuk e implementoj. Kemi obligime të Kosovës që me bë Asociacionin sipas 2013 dhe 2015, pika 10 dhe me bë vetëmenaxhimin e serbëve edhe me siguru status të veçantë të Kishës Ortodokse serbe. Pra ne kemi detyra, Serbia ka vetëm zotime, për atë dhe s’po fillon me asgjë. Kemi një supozim mjaft të çuditshëm që thotë se supozohet që asnjëra prej palëve nuk do ta merr detyrën me përfaqësu palën tjetër. Supozimi është diçka krejt tjetër e nuk është zotim sepse në vend të supozimit është thënë që as Serbia nuk del me fol në emër të Kosovës dhe as e kundërta”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Rinumërohen më shumë se gjysma e 914 vendvotimeve

Prokuroria njofton se do të nis grumbullimi i informatave në komunat ku ka përfunduar rinumërimi

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti shpreh solidaritet pas aksidentit tragjik në Spanjë

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

DnV kërkon rinumërim të plotë dhe hetim edhe të kandidatëve për deputetë

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave

Iraku merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake pas tërheqjes së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja

Iraku merr kontrollin e plotë të bazave ushtarake pas tërheqjes së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

1 miliard dollarë sigurojnë një vend të përhershëm në Bordin e Paqes të Trumpit për Gazën

1 miliard dollarë sigurojnë një vend të përhershëm në Bordin e Paqes të Trumpit për Gazën

Beshiktashi merr vendim për Rashicën

Klube gjermane e arabe interesohen për Rashicën

Rrahmani në dyshime për vazhdimin e kontratës me Napolin, dy gjigantë nga Turqia hyjnë në garë për kapitenin e Kosovës

Rrahmani mungon edhe ndaj Juventusit

Muriqi nuk largohet nga Mallorca

Fenerbahçe me ofertë zyrtare për “Piratin”

Shkon në 39 numri i viktimave nga përplasja e trenit në Spanjë

Shkon në 39 numri i viktimave nga përplasja e trenit në Spanjë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën