TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Superliga, ndeshje të rëndësishme për mbijetesë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Superliga, ndeshje të rëndësishme për mbijetesë

Dy ndeshje do ta kenë vëmendjen më të madhe në elitën e futbollit të Kosovës në xhiron e fundit të Superligës.

Ndeshje pothuajse miqësore do të luajnë Drenica – Drita, Malisheva – Llapi dhe Gjilani – Ballkani.

Drenica ka rënë nga liga zyrtarisht, ndërsa Drita do të mbetet nënkampione.

Malisheva dhe Llapi kanë siguruar mbijetesën, por do të luajnë për plasman përfundimtar.

Gjilani – Ballkani do të luhet në Suharekë, me marrëveshje të dy klubeve, për shkak të festës që do ta kenë suharekasit, si fitues të titullit të kampionit në këtë edicion.

Ballkani në xhiron e kaluar e fitoi titullin e dytë rresht në histori të klubit, por me kërkesë është vendosur që ndeshja e fundit e kampionatit të mos luhet në Gjilan, por në Suharekë.

Dy duelet e vetme, në të cilat do të luhet deri në minutën e fundit, do të jenë Ferizaj – Dukagjini dhe Trepça ’89 – Prishtina.

Ferizaj e Trepça ’89 luftojnë për ta zënë vendin e barazhit, kurse Dukagjini e Prishtina për të përfunduar në pozitën e katërt, që mund të dërgojë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.

Aktualisht, Dukagjini është në pozitën e katërt me 50 pikë, dy më shumë se Prishtina që renditet e pesta. Ferizaj në zonën e barazhit ka 38 pikë, ndërsa Trepça ’89 ka 37 pikë dhe zë vendin e parafundit.

Pra, secila skuadër do të luftojë për të marrë pikë në këto ballafaqime, pasi gara ende është e hapur.

Në rast se Ferizaj dhe Trepça ’89 e mbyllin kampionatin me pikë të njëjta, në barazh do të luajë Ferizaj, për shkak se në katër ndeshjet e ndërsjella të këtij edicioni, ka bilanc më të mirë. Ka dy fitore e një humbje, kurse një ballafaqim është mbyllur baras.

Pozita e katërt do të mund të ishte e pavlerë në qoftë se Prishtina fiton në finale të Kupës së Kosovës ndaj Gjilanit. Por Prishtina ka telashe me licencim për momentin. Në rast se Gjilani triumfon në Kupë, në Ligën e Konferencës shkon vendi i katërt.

Finalja e Kupës së Kosovës do të luhet më 5 qershor, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 36-të në Superligën e Kosovës në futboll do të luhen në orën 15:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani po monitorohet nga Juventusi

Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Zyrtare: Xhaka largohet nga Malisheva, klubi e konsideron si legjendë

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Amir Rrahmani po monitorohet nga Juventusi

Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Aleati i Trumpit: Policia e Kosovës bën punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e komuniteteve

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

Auto Draft

Rritje e çmimeve dhe ngadalësim ekonomik gjatë viti 2026

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Dy vdekja të dyshimta të dielën në rajonin e Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën