TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila: Javët të vazhdim intensifikohet puna e Kuvendit, s’ka mosmarrëveshje brenda VV-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kusari sqaron pse Kurti nuk u takua me Blinkenin

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të shtohet intensiteti i punës së Kuvendit përkundër faktit se a merr apo nuk merr pjesë opozita në votim.

Ajo ka shpjeguar edhe arsyen e mosmbajtjes së seancave për gati tri javë, si dhe për akuzat e opozitës se brenda partisë në pushtet ka mosmarrëveshje, ku sipas saj, ato konstatime nuk qëndrojnë.

Kusari-Lila ka thënë se mos mbajtja e seancave të Kuvendit të Kosovës ka qenë e planifikuar për dy javë për arsye të angazhimit të deputeteve jashtë vendit, ndërsa për javën e fundit që nuk janë mbajtur seancat, ajo është arsyetuar për mungesën e dy deputeteve, që sipas saj janë në pushim të lehonisë.

“Dy javët e para ka qenë e planifikuar për arsye të angazhimit të deputetëve, Kuvendi ka prezantuar informata, lajmet qofshin vizitat e deputeteve apo punëtorit të cilat janë mbajtur gjatë dy javëve të shkuara. Duke marr parasysh që opozita nuk merrte pjesë në procesin e votimit si pozitë me vota aktive jemi 61 deputet, kemi treguar që dy deputete janë  në pushim të lehonisë, kemi vendosur që të mos thërrasim për arsye që nuk ishte ideja që të prezantojmë rrethanat në të cilat prapë bëhemi arenë e betejës politike pa ndonjë rezultat për qytetarët. Është arritur edhe pajtueshmëri nga opozita siç e deklaruan vetë në seancë pasi që qeveria ka azhurnuar agjendën legjislative për këtë vit duke e shtuar rishikimin e buxhetit sipas kërkesë së Asociacionit të Komunave dhe jemi kthyer”, tha ajo.

Shefja e VV-së ka thënë se beson që puna e Kuvendit do t’i kthehet normalitetit. Ajo sa i përket projektligjit për fertilizim të asistuar mjekësor, i cili nuk ka kaluar në seancën e të mërkurës, tha se nëse e ka mbështetjen e opozitën, në këtë raste të LDK-së do të kaloj edhe ky projektligj.

“Me gjithë atë unë besoj që puna e Kuvendit i kthehet normalitetit, ne presim që në javët në vijim të shtojmë intensitetin përkundër a merr apo nuk merr pjesë opozita në votim. Janë edhe disa projektligje të cilat mund ti kalojmë më shumicë të thjeshtë, janë disa me specifika të cilat ka refuzime brenda grupit, siç është ligji për fertilizimin e asistuar mjekësor i cili nuk kaloj. Por gjithë ashtu nëse vazhdon mbështetjen  opozita, në këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ne do të kemi mundësi ta kalojmë në një seancë të radhës”, ka thënë Kusari Lila.

Kusari-Lila i ka demantuar parashikimet e partive opozitare, sipas të cilave brenda VV-së ka mosmarrëveshje dhe se së shpejti mund të ketë zgjedhje, sipas saj, këto parashikime opozita i ka pasur qysh nga fillimi i mandati të Qeverisë Kurti.

Ajo shtoi se çdo gjë brenda Grupit Parlamentar të VV-së është publike, e që sipas saj, si grup janë shumë transparent dhe se nuk kanë mbajtur asgjë të fshehur që nga fillimi i qeverisjes.

“Këto parashikime opozita i ka që nga fillimi i mandatit qeverisë Kurti II, që nga marsi i viti 2021 vetëm ndërron sezona herë është pranverë, herë është vjeshtë. Prandaj nuk kam çka tjetër të shtoj në lidhje me këtë konstatim. Nuk ka asgjë të bazuar ajo çka shihet me grupin tonë parlamentar është publike, shihet në seancë se si votohet dhe kush merr pjesë edhe si janë situatat rrethana. Ne jemi transparent për këtë çështje nuk është se kemi mbajtur diçka fshehur këto muaj ose këto vite të qeverisjes. Prandaj nuk është e bazuar kjo deklaratë e opozitës sikur se nuk kanë qenë të bazuar për dy vitet tjera të njëjta deklarata”, ka thënë ajo./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare

Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi barazon në shtëpi me Malishevën

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën