Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ai do të pritet nga homologeje kosovare, Donika Gërvalla- Schwrz.
Pas takimit bilateral sipas komunikatës së ministrisë do të ketë edhe konferencë për media nga ora 10:00.
Osmani nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti nga ora 12:20.