TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Spahiu: Kosova ta kuptojë se nuk është në gjendje të diktojë politikën e ShBA-së

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Spahiu: Kosova nuk mund të bëhet anëtare e BE-së me procedura të përshpejtuara

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, thotë se është inkurajues qëndrimi amerikan se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Spahiu thotë se Kosova duhet të kuptojë se nuk është në gjendje të diktojë politikën e shteteve të fuqishme, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndonëse themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është kërkesë e vazhdueshme nga faktori ndërkombëtar, është  inkurajues fakti se SHBA potencon se Asociacioni nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Të paktën kështu e sheh situatën diplomati Avni Spahiu.

“Është me rëndësi që Shtetet e Bashkuara vazhdimisht përsërisin se ky asociacion nuk mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ketë kompetencë ekzekutive, prandaj kjo është megjithatë inkurajuese dhe nuk rrezikon raportet me Amerikën, sepse SHBA-ja ka qenë dhe mbetet partneri kryesor i Kosovës”, tha Spahiu.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Spahiu shprehet skeptik për sa i përket zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, pasi pala serbe ka qëndrim të kundërt me atë çfarë përmban marrëveshja.

“Deri më tani, por edhe gjatë dekadës së kaluar, shteti serb nuk ka bërë asnjë koncesion sado të vogël ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës. Presidenti serb vazhdon të pohojë  se nuk do ta njohë asnjëherë shtetin e Kosovës, atëherë ku është esenca e marrëveshjes që bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë që të realizohet” , thotë ish ambasadori Spahiu. Më tej, ai shpjegon se mentaliteti hegjemonist serb është shqetësues për procesin e dialogut.

“Kosova vazhdon të pohojë se normalizimi nënkupton edhe njohjen reciproke. Dhe, ky është qëndrimi përfundimtar i palës kosovare. Një qëndrim që thërret për një njohje të realitetit të krijuar në Kosovë nga ana e Serbisë dhe krijimin e raporteve krejtësisht të reja. Megjithatë mentaliteti hegjemonist serb vazhdon të jetë i njëjtë aq më tepër i inkurajuar nga Rusia – e cila e ka të vetmin vend partner në Ballkan e ndoshta edhe në Evropë.  Kjo është mjaft shqetësuese edhe për proceset nëpër të cilat po kalojmë në kuadër të dialogut.”, tha ai.

Për sa i përket deklaratave të liderëve kosovarë se Kosova ka shumë presion nga faktori ndërkombëtar për themelimin e asociacionit, Spahiu tha se Kosova duhet të kuptojë se nuk është në gjendje të diktojë politikën e shteteve të fuqishme.

“Nuk jemi në gjendje që të diktojmë politikën e shteteve të fuqishme siç është SHBA. Ne e kemi partner Uashingtonin dhe duhet të besojmë në mbështetjen e tyre, aq më tepër kur për sa i përket Kosovës nuk ka pasur ndonjë luhatje nga ana e saj. Çështja e modaliteteve politike dhe diplomatike që përdor Uashingtoni janë për arsye utilitare, d.m.th të momentit, që dëshirojnë me çdo kusht ta kthejnë Serbinë në kuadër të Evropës dhe ta shkëpusin nga Rusia. Ne e kuptojmë këtë! Mirëpo, jam i bindur se edhe bashkësia ndërkombëtare së shpejti do të zhgënjehet dhe do të shohin se sa e kot është një përpjekje e tillë”, tha ai.

Spahiu beson se pala kosovare shpejt do të prezantojë një draft lidhur me asociacionin, meqë tashmë ka dhënë si ide modelin kroat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

Moti sot

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Moti sot

Moti sot

Pretendimet tronditëse për “turizëm snajperësh” gjatë luftës në Bosnjë: Italia nis hetim zyrtar

Pretendimet tronditëse për “turizëm snajperësh” gjatë luftës në Bosnjë: Italia nis hetim zyrtar

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën