TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mustafa: Asnjë Qeveri nuk e ka vënë theksin në problemin e kërkimeve dhe inovacioneve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mustafa: Asnjë Qeveri nuk e ka vënë theksin në problemin e kërkimeve dhe inovacioneve

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa duke folur për sektorin e hulumtimeve dhe inovacioneve në Kosovë ka thënë se me konferencën e sotme është bërë një hulumtim i cili ka përfshirë komunitetin kërkimor për të parë se cilët janë hulumtuesit shkencorë që botojnë në revistat më të rëndësishme.

Mustafa në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se kanë kontaktuar 60 hulumtues dhe të njëjtit janë intervistuar për ti dhënë mendimet e tyre rreth problemeve dhe pengesave në këtë fushë.

Teksa ka theksuar se asnjë Qeveri deri më tani nuk i ka vënë theksin e duhur problemit të kërkimeve dhe inovacioneve.

Madje sipas tij, kjo vërtetohet edhe me rangimin e Kosovës në përmasa rajonale.

“Problemet kyqe përkrahjen institucionale është se asnjë Qeveri në përgjithësi, të gjitha Qeveritë e deritashme nuk e kanë dhënë theksin e duhur nuk i kanë kushtu rëndësinë e duhur problemit të kërkimeve dhe inovacioneve dhe si rezultat i kësaj Kosova edhe në përmasa rajonale rangohet shumë keq, është e parafundit, Shqipëria fatkeqësisht është e fundit ne jemi para saj me disa parametra. Por dhe në rang botëror ekziston një raport i konkurrueshmërisë globale të cilën e boton çdo dy vjet Forumi Ekonomik i Davosit ku i rangon vendet sipas aftësive për të konkurruar, çfarë mjedisi instituciaonal, politikash etj kanë kriju, cili është përceptimi i bizneseve për atë mjedis dhe i marrin të gjitha hulumtimet e organizatave që rangojnë qoftë për transaperncë qoftë për korrupsion, për liri  ekonomike etj dhe i rangojnë shtetet”, tha ai.

Kurse sa i përket investimeve në Fondet Publike, profesori Mustafa tha se ato janë shumë të vogla dhe se deri më tani shteti i Kosovës i ka investuar vetëm 0.1 për qind të buxhetit.

“Sa i përket Fondve Publike investimet tona janë shumë të vogla. Simbas Ligjit për veprimtari shkencore të Kosovës, është i obliguar shteti me investu 0.7 për qind të buxhetit, deri tash i ka investu 0.1 për qind dhe ajo me buxhet.Krejt vendet në botë e matin sa investojnë jo me buxhet po me GDP qe do të thotë 3-4 herë më shumë se kur e mat me buxhet. Nëse e kishim mat me GDP na jemi shumë larg dhe kjo 0.1 është shumë keq. Mesatarja e vendeve të rajonit duke përfshi edhe Kosovën e Shqipërinë është 05 % e produktit të brendshëm bruto, investohet në kërkime dhe zhvillim të inovacioneve”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Osmani: Ne iu lutëm Zotit të na shpëtonte dhe Zoti na dërgoi Amerikën

Osmani: Jemi krenarë për këtë arritje të madhe të Luanës

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën