Trajneri izraelit, Rami Hadar është prezantuar të hënën si trajner i Kosovës, derisa këtë të martë është mësuar edhe shtabi teknik, apo asistuesit e Hadarit.
Hadar përkrah në shtabin teknik do ta ketë edhe Andin Rashica, njërin nga trajnerët e ri me perspektiv në basketbollin vendor.
Rashica prej vitesh është pjesë e Prishtinës, derisa është trajneri më i ri që ka fituar trofe në basketbollin vendor. Ndërsa te Kosova, Rashica kthehet pas tri viteve dhe pritet të jetë një shtysë e madhe e Hadarit.
Te Kosova ndihmës do të jenë edhe Bujar Loci, Ilir Selmani dhe Dritëro Sefaja.