TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kamberi: I kam dërguar shkresë Borrellit dhe Lajçakut për Luginën, mirëpo nuk ka diçka konkrete

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kamberi: I kam dërguar shkresë Borrellit dhe Lajçakut për Luginën, mirëpo nuk ka diçka konkrete

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se i është drejtuar shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak, me një shkresë për Luginën e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve atje.

I ftuar në emisionin “InfoNata”, Kamberi deklaroi se marrëveshja e Ohrit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq krijon një standard të ri të trajtimit të barabartë të komuniteteve në rajon.

“Ajo çka ndodhi në Ohër në shikim të parë nuk e ka të përfshirë Luginën e Preshevës, por në parimet bazë fillestare përmenden të drejtat e pakicave. Mendoj që marrëveshja pavarësisht, marrëveshja e dakorduar se akoma nuk e kemi të nënshkruar, pavarësisht që nuk e ka drejtpërdrejtë Luginën e Preshevës po krijon një standard të ri të trajtimit të barabartë të komuniteteve në këtë rajon. Ne jemi munduar që në kuadër të lobimit që e kemi pasur në Uashington të insistojmë edhe në institucionet më të larta të Shteteve të Bashkuara të politikbërjes në Kongres, Senat, në State Department të shtrojmë këtë temë dhe është tash inkurajuese ditëve të fundit ajo që ndodhi në Kongresin Amerikan ku ishte një dëgjim ku përmendet Lugina e Preshevës”, tha ai.

Tutje Kamberi tha se pavarësisht që Kosova ka marrë disa obligime sa i përket komunitetit serb në Kosovë, ai cilësoi se këto obligime nuk duhet të jenë të karakterit ekskluziv sepse siç tha ai, në Ballkan nuk ka vetëm pakicë serbe por ka edhe komunitete të tjera.

“Me 25 të këtij muaji do të kemi një takim të drejtpërdejtë me delegacionin e Senatit dhe Kongresit Amerikan në Beograd ku do të shtohen temat që kanë të bëjnë me ndërtimin e parimeve universale në Ballkanin Perendimor. Është shumë e qartë se Kosova ka marrë obligime sa i përket veriut dhe  një lloj të them mekanizmi politik juridik përmes të cilit do ti garantojnë Listës Serbe disa të drejta, por megjithatë nuk duhet lejuar që kjo të jetë e katrakterit ekskluziv, sepse në Ballkan nuk ka vetëm një pakicë serbe ka edhe komunitete tjera që jetojnë”, tha ai.

Teksa deputeti shqiptar theksoi se i është drejtuar edhe ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak me një shkresë sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë, por që sipas tij, nuk ka marrë nonjë përgjigje konkrete.

“Përveç në Senatin dhe Kongresin amerikan unë drejtpërdrejtë iu kam drejtuar me një shkresë edhe zotit Borrell dhe Lajçak i cili është ndërmjetës për dialogun Kosovë – Serbi por siç thotë emërtimi i tij edhe për çështje të tjera të Ballkanit Perendimor. E tash nuk ka ndonjë reagim konkret, ajo që thuhet në letrën kthyse të zotit Borrell dhe Lajçak që kam marrë unë se të drejtat e shqiptarëve janë një shqetësim edhe për Bashkimin Evropian por se duhet të trajtohen në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Ndryshon moti, java e ardhshme me reshje shiu e bore

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

Trepça fiton derbin ndaj Bashkimit

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

​Parashikimet për Oscars 2026: Kush do të fitojë dhe kush duhet të fitojë?

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

“Më kanë thënë që ka shkuar me ta ble një biçikletë” Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës së Yll Morinës

Kryeministri kroat kritikon BE-në: Sulmi në Banjskë kaloi sikur nuk ndodhi asgjë

Plenkoviq: Raketat hipersonike të Serbisë shërbejnë për sulme me rreze të gjatë në tokë

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Pensionistët të pakënaqur me rritjen prej 20%, paralajmërojnë protestë

Për katër vjet 20 mijë pensionistë më shumë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën