Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje në Skenderaj.
Në njoftim thuhet, se arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë kontrollit tek i dyshuari ku është konfiskuar arma me shtatë fishek, raporton teve1.info
“Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari në posedim është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale ” Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës” .