TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anesteziologu nga Tetova dënohet me burgim për incizimin nga Gjinekologjia

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministria e Infrastrukturës dhe disa komuna nënshkruajnë kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve

Gjykata Themelore në Tetovë e ka dënuar me një vit e tre muaj burgim, mjekun anesteziolog Valton Dervishi, për publikimin e një incizimi nga Reparti i Gjinekologjisë në Tetovë, ku edhe ka qenë i punësuar.

Dervishi është dënuar për veprat, “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe “incizim të paautorizuar”.

Ai e ka pranuar fajësinë para trupit gjykues dhe ka kërkuar falje për veprën e bërë.

Ai është dërguar në gjykatë nga burgu i Shkupit, ku ka qenë duke e vuajtur masën e paraburgimit.

Denoncimi lidhur me incizimin dhe publikimin e videos në aplikacionin TikTok, është bërë nga drejtori i Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela, i cili aktin e mjekut e kishte cilësuar të “papranueshëm”.

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill, derisa mjeku ka qenë në vendin e punën në Spitalin e Tetovës.

Drejtuesit e spitalit, në procedurë urgjente, kanë vendosur për largimin e mjekut nga puna, ndërsa Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut ia ka marrë edhe licencën për punë.

Oda e Mjekëve pati thënë se nuk do të lejojë që incidente të tilla të izoluara, të jenë barrë e të gjithë mjekëve, të cilët profesionalisht dhe me përgjegjësi veprojnë dhe trajtojnë pacientët në baza ditore.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, pasi janë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse për parandalimin e publikimeve të tilla që cenojnë privatësinë e njerëzve./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

Dita e 102-të e protestës në Shqipëri: Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, disa protestues bllokojnë qarkullimin

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

SPAK njoftim zyrtar: Belinda Ballukut i sekuestrohet vila në Green Coast, e përfitoi me korrupsion

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Qeveria suedeze ofron pagesa për emigrantët që pranojnë të largohen nga vendi

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

Dy persona vriten nga sulmi me dronë rusë në kufirin Ukrainë-Moldavi, thonë zyrtarët

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën