Në 24 vjetorin e zhdukjes së profesorit dhe politikanit, Ukshin Hoti, bashkkëveprimtari i tij rrëfeu momentin kur gardianët e burgut të Dubravës e larguan nga qelia. Ai tregoi fjalët e fundit që ua tha dhe gjithë kohën e kaluar si të burgosur politik gjatë asaj kohe.
“Do të shihemi së shpejti”. Këto ishin fjalët e fundit të veprimtarit Ukshin Hoti, të thëna në 16 majin e vitit 1999.
Me t’i thënë këto fjalë, ai u nxor i gjallë nga gardianët e burgut të Dubravës, për t’u mos u ditur më për fatin e tij as pas 24 vitesh.
Ishte ditë e diel – e pazakontë për lirimin e një të burgosuri, kur shokët e Ukshin Hotit, u përshëndetën me të, duke menduar se më në fund pas shumë vitesh profesori i njohur po e gjen lirinë.
Bashkëveprimtari i tij, Isak Shabani, me emocione kujton momentin e nxjerrjes së Hotit nga burgu.
Hamendësime për fatin e Ukshin Hotit, thotë se pati pas disa rrëfimesh që kishte dëgjuar nga disa të burgosur.
Rreth dy vite pas, Shabani kujton kohën kur në Burgun e Nishit, nga familjarët e tij e kuptoi zhdukjen e politikanit.
Ai rrëfen edhe për keqtrajtimet që bëheshin ndaj tyre dhe ato pak biseda që i bëri me të, derisa ndan edhe një veçanti të tij.
Ukshin Hoti u lind më 17 qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.
Ai ishte edhe ligjërues në disa universitete të Amerikës ku kishte studiuar e diplomuar.
Kronika e realizuar nga gazetari Arton Rama