TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Canaj: Për hapjen e Urës së Ibrit nuk ka vullnet nga bashkësia ndërkombëtare

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Canaj: Për hapjen e Urës së Ibrit nuk ka vullnet nga bashkësia ndërkombëtare

Ish-konsulli i Kosovës në Gjermani, Blerim Canaj ka thënë se nuk beson se do të ketë diçka konkrete sa i përket hapjes për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Duke komentuar deklaratën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi se po trajtohet një gjë e tillë, ai e ka quajtur më shumë deklaratë për konsum të brendshëm.

“Hapja e Urës së Ibrit është në trajtim e sipër që nga viti 1999, që nga mbyllja e urës. A mund të themi ne që nuk ka qenë kurrë në trajtim? Gjithmonë ka qenë në trajtim e sipër dhe do të vazhdojë që të jetë, deri sa të hapet. Po diçka konkrete unë nuk e besoj për shkak se tek e fundit prapë po përsëritem, duhet vullneti i të dyja palëve. Ne nuk e kemi pasur urën e hapur kur i kemi pasur disa institucione atje, kur i kemi pasur së paku një pjesë të komunitetit serb të integruar në ato institucione dhe sot po më duket goxha utopike dhe po më duket që është thjesht deklarata për konsum të brendshëm”, ka thënë Canaj në emisionin Ditari në Tëvë1.

Canaj ka thënë se nëse kjo Qeveri e hapë urën, i dëshiron edhe dy mandate tjera, porse për një gjë të tillë sipas tij nuk është vullneti as i faktorit ndërkombëtar.

“Nëse Elbert Krasniqi dhe kjo Qeveri e hapë urën, i dëshiroj edhe dy mandate tjera. Nuk po e shoh se si do të mund të hapet: a do t’i dërgoj policinë atje, a do ta hapë me polici, tek e fundit një vullnet të tillë nuk po e shoh edhe nga bashkësia ndërkombëtare që ta përkrahë, përderisa Lajçak del e thotë që duhet vullneti i të dy palëve, përderisa ne nuk dëgjuam ndonjë deklaratë nga ndonjë faktor tjetër ndërkombëtar që është pro hapjes së asaj ure apo që duket që është deklaratë serioze, ne mund të futemi me një situatë sikur që u futëm në kohën e tabelave kur 20 vjet punë i kthyem në pikën zero”, ka deklaruar Canaj.

“Çdo veprim i pamenduar, populist, na kthen disa vite prapa dhe disa hapa prapa”, ka shtuar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

“Info Nata”- 22.09.2026

“Info Nata”- 22.09.2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën