TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rritet interesimi i vajzave për të studiuar në shkenca kompjuterike

nga Doresa Geci
14 Maj, 2023
0
A A
Rritet interesimi i vajzave për të studiuar në shkenca kompjuterike

Numri i vajzave që janë të interesuar për të studiuar në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është rritur viteve të fundit. Profesori i shkencave kompjuterike, Blerim Rexha i cili ligjëron në Universitetin e Prishtinës, thotë se ka balancim të gjinive për shkak të perspektivës që ky drejtim ofron. Por vijnë kritika se shtetit po eksporton ekspertë të IT-së në vende të tjera.

Vendimin që të studionte për drejtimin të cilin e ka zgjedhur, nuk ishte edhe i lehtë.

Erëza Ismajli kishte mjaft paragjykime para së të pranohej në fakultetin  Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës.

Por prezenca edhe e vajzave të tjera për të studiuar në këtë drejtim të UP-së bëri të kuptonte se shkencat kompjuterikenuk janë vetëm për gjininë tjetër.

“Faktikisht para se me fillu studimet kanë qenë këto paragjykimet mjaftë shumë, por kur kemi ardhur këtu dhe kemi par se më shumë ka qenë prezenca e vajzave se sa e gjinisë tjetër ka qenë një pjesë mjaftë e rehatshme, që nuk të ka lënë më atë përshtypjen që ke pas paraprakisht”, thotë studentja Ismajli.

Ismajli e cila është tash në vitin e tretë, thotë se ky drejtim të ofron mjaftë perspektiv në tregun e punës.

“Është një drejtim që mundësh mu qas më së lehti më këtë drejtim shkaku që menjëherë si të përfundosh vitin e dytë kemi oferta të ndryshme jo vetëm në kompani fillestare por edhe në kompani më të mëdha duke pasur parasysh”, shprehet ajo.

Që shkencat kompjuterike në Universitetin e Prishtinë i kanë ofruar mjaftë hapësirë për tu zhvilluar e thotë edhe kolegia e saj, Melisa Alaj.

“Kushtet  në UP janë mjaftë të mira, janë të gjitha mundësit që mu afru me treg të punës, për mu zhvillu tekologjitë më të reja dhe me qenë e përgatitur kur je gati më fillu punën ose praktiken”, thotë Alaj.

E interesimi i vajzave për të studiuar në këtë drejtim është rritur sipas profesorit, Blerim Rexha.

“Në fakultetin tonë në katër pese vite kemi një balancim sa përket përbërjes gjinore të studentëve, ka pasur vite kur edhe kanë dominuar vajzat. Puna me kompjuter nga shtëpia ka ndikuar që të rritet edhe numri i vajzave në këtë drejtim. Ne shohim tani në amiftiatrin tonë se gjysma janë vajza”, thotë Blerim Rexha- profesor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

Por nga Agjencia Kosovare e Bizneseve, thonë se viteve të fundit ekspertet e IT-së në vend, po kërkohen nga shtetet e tjera.

“Për çdo vit ne po shesim po ekspertojmë projekte, po ekspertojmë mendjen e të rinjve tonë, të ekspertëve të teknologjisë së IT-së, kjo është një arritur që në të kaluarën ka qenë vetëm një ëndërr, kjo na bënë neve si shtet edhe më të pasur na bënë fuqinë punëtore më të kërkuar dhe na bënë të rritim standardin përmes shërbimeve”, thonë nga kjo agjenci.

Ndryshe, viteve të fundit Ministria e Arsimit ka ndarë bursa për vajzat të cilat studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe Policia nisin operacion për gjetjen e 4 motoristëve në Shtërpcë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

Emir Sahiti ndihmon Hamburgun të kthehet në Bundesliga 1, asiston në fitoren e thellë

UP thotë se hapësirat e këtij institucioni sipas vendimeve në fuqi mund të jepen për shfrytëzim edhe nga palët e treta

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shou e spektakël nga Prishtina 01 në futsall, 20 gola në ndeshjen e fundit

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Shaqiri hetrik për Baselin, titulli i kampionit mund të festohet të dielën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X