TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Kriminelët e rekrutuar nga burgjet serbe vranë mbi 120 civilë në fshatrat e Pejës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Konjufca: Kriminelët e rekrutuar nga burgjet serbe vranë mbi 120 civilë në fshatrat e Pejës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar martirët e fshatrave të Pejës, të cilët më 14 maj të vitit 1999 u bënë cak i masakrës çnjerëzore të forcave gjenocidale të Serbisë.

Konjufca ka thënë se këta martirë janë pjesë e të gjithë atyre të rënëve që e paguan lirinë dhe pavarësinë me jetën dhe sakrificën e tyre.

“Kriminelët e rekrutuar nga burgjet serbe në grupin paramilitar “Çakallët”, si pjesë kyçe e aparatit ushtarak të regjimit serb dhe gjenocidit të kryer në Kosovë, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me ushtrinë dhe policinë serbe vranë në mënyrë kriminale mbi 120 civilë të paarmatosur shqiptarë në fshtatin Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan”, ka shkruar kryeparlamentari në Facebook.

Ai tha se nderimi ndaj martirëve është zotim për të mos reshtur përpjekjet e përparimin në çdo sferë.

“Liria që ata mundësuan i bën martirë të paharrueshëm, por krimet ndaj tyre dhe kriminelët serbë që kryen akt gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit akoma nuk janë ndëshkuar. Në kohën kur Republika e Kosovës i nderon të rënët për liri, Serbia mbron kriminelët e saj, për ta fshehur të vërtetën e saj gjenocidale”, ka shkruar Konjufca.

Sipas Konjufcës, përkushtimi do të jetë i pandalshëm deri kur liria që erdhi të sjellë edhe drejtësi për të gjithë të masakruarit e regjimit serb në Kosovë.

“Përkushtimi ynë do jetë gjithnjë i pandalshëm deri kur liria që erdhi të sjellë edhe drejtësi për të gjithë të masakruarit e regjimit serb në Kosovë, drejtësi që vjen përmes ndëshkimit të krimeve makabre të Serbisë, përmes ndëshkimit ndaj atyre që planifikuan, urdhëruan dhe zbatuan gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë. Lavdi martirëve të Qyshkut, Zahaqit, Pavlanit dhe Llabjanit, si dhe gjithë atyre që e dhanë jetën për liri e atdhe!”, thuhet në postimin e tij. /teve1.info/

Tags: 120 civilëGlauk Kojufcamasakrat në Pejë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën