Malisheva në kuadër të xhiros së 34 të Superligës është nikoqire e Prishtinës. Në ndeshjen e cila zhvillohet në “Liman Gegaj” nga ora 15:00, të dy skuadrat kanë ambicie vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër i krijon telashe në objektivat e skuadrave.
Trajnerët Bylbyl Sokoli dhe Debatik Curri kanë formuar njëmbëdhjetshët e tyre për sfidën që i takon elitës së futbollit kosovar.
Malisheva: Gashi; Kryeziu, Veliu, Avdyli, Gavazaj, Maliqi, Sobowale, Hajdari, Pira, Xhaka, Tolaj.
Prishtina: Kolaj; Mici, Belica, Hyseni, Krasniqi, Susuri, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Shefiti.