TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bulliqi liston të arriturat e qeverisjes së tij në Podujevë, Hyseni përmend padi ndaj një drejtorie

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bulliqi liston të arriturat e qeverisjes së tij në Podujevë, Hyseni përmend padi ndaj një drejtorie

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në emisionin “Info Nata”, ka listuar disa nga projektet që janë duke realizuar në këtë komunë.

Bulliqi, ka thënë se është duke u punuar mirë, derisa ka treguar edhe për projektet që do të realizohen të cilat sipas tij kapin shifrat milionëshe.

“Podujeva 21 vite ka pasur qeverisje lokale, 21 vite e kanë ruajtur një barak, po bëjmë një stacion të autobusëve, vlera e të cilit kalon shifrën prej 1.2 milion euro. Një bashkëfinancim mes pushtetit lokal, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal edhe Ministrisë së Infrastrukturës, po e bëjmë ndërtimin me urgjencë të qytetit të Podujevës në vlerë të 1.7 milion euro, 1.1 milion euro janë donacion nga Katari si shenjë e bashkëpunimit të mirë me organizatat ndërkombëtare, 600 mijë euro jemi duke e financuar ne si qeverisja lokale”, tha i pari i Podujevës.

Bulliqi, tha po ashtu se kanë filluar me procedura të shpronësimit të hapësirave publike.

“Kemi filluar me të gjitha procedurat e nevojshme për shpronësimin e hapësirës për parkun industrial të parkut të qytetit të Podujevës. Pas 21 viteve po bëhen këto me qeverisjen e VV-së, një sipërfaqe prej 37.2 hektarë që është shpronësuar tashmë dhe komuna ka ndarë një shumë përafërsisht një milion euro, që do të paguaj për këtë shpronësim, ku do të ndahen diku rreth 49 parcela, për bizneset potenciale që kanë interes të vijnë në komunën tonë. Jemi duke ndërtuar dy shkolla sot nënshkrova kontratën e shkollës së tretë, gjithashtu jemi duke i ndërtuar dy salla të sporteve në shkollat fillore dhe të mesme. Po ashtu këtë vit do të fillojmë me ndërtimin e çerdhes për fëmijë, kemi hapur çerdhen e dytë publike, 21 vite një çerdhe veç kemi pasur”, tha ai.

Bulliqi tha se këto janë projekte milionëshe të cilat sipas tij po bëhen për një afat kohor prej 1 viti e shtatë muajsh.

Por kryetari i degës së Lidhjes Demokratike në Podujevë, Ekrem Hyeni, tha se këto mund të jenë plane të fushatës elektorale, por jo punë që po kryhen në terren.

“Të krijohet përshtypja se këtu nuk kemi një kryetar komune, por kemi një person në fushatë elektorale, i cili lexon programin, dhe këto të gjitha që i tha janë dëshira”, tha Hyseni.

Gjithashtu, Hyseni ka bërë të ditur se kanë dorëzuar padi në Prokurori për një drejtori të Komunës së Podujevë.

“Dega e LDK-së në Podujevë ka dorëzuar padi për një drejtori në Prokurori, dhe Prokuroria sot ka kërkuar sqarime shtesë, i ka evidentuar shkeljet. Po e presim procesin”, tha ai.

Ndërkohë, për këtë Bulliqi ka thënë se partia e LDK-së merren me konspiracione, derisa Hyseni ka thënë se merren me ata të cilët e shkelin ligjin. /teve1.info/

Tags: Ekrem HyseniPodujeveShpejtim Bulliqi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Mbrojtja e të dënuarit për vrasjen në Dumnicë kërkon nga Apeli aktgjykim lirues, pala e dëmtuar burgim të përjetshëm

Nga gjashtë muaj burgim me kusht dhe nga 1 mijë euro gjobë për katër të akuzuarit për dhënie ryshfeti në pikën kufitare Hani i Elezit

Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i akuzuari për përdhosje të flamurit të Turqisë dhe armëmbajtje pa leje

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Kurti kërkon mbi 500 mijë vota në zgjedhjet e 7 qershorit

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Rrëzohet kallëzimi penal ndaj minatorëve të Trepçës, Prokuroria s’gjen prova për vepra penale

Revolucion i UEFA-s, ndryshon formati i Nations League dhe kualifikueset e Evropianit

Revolucion i UEFA-s, ndryshon formati i Nations League dhe kualifikueset e Evropianit

Irani paralajmëron Evropën: Bashkimi me SHBA dhe Izraelin do të konsiderohet një akt lufte

Irani thotë se ka marrë “pikëpamjet” e SHBA-së përmes Pakistanit dhe po i shqyrton ato

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

Brukseli konfirmon, Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

10 vende thërrasin diplomatët izraelitë pas videos së ministrit që abuzoi me aktivistët e flotës së Gazës

10 vende thërrasin diplomatët izraelitë pas videos së ministrit që abuzoi me aktivistët e flotës së Gazës

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

Ferizaj – Dukagjini, finalja e Kupës së Kosovës

Mali i Zi shënon 20 vjet nga rikthimi i pavarësisë shtetërore

Çfarë të hani pas të 40-ave për të jetuar më gjatë?

Çfarë të hani pas të 40-ave për të jetuar më gjatë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën