TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani pret Kushtetuesen për rastin e kryeprokurorit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani përkujton Hajdarajn: Hero i Kosovës që do të mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm

Ankesa e njërit nga kandidatët për kryeprokuror të Shtetit në Gjykatën Kushtetuese i ka dhënë tjetër shtyrje dekretimit potencial të Blerim Isufajt, i cili nga Këshilli Prokurorial ishte nominuar për kryeprokuror.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes ka thënë për teve1.info se e para e shtetit, Vjosa Osmani është duke pritur vendimin e Kushtetueses dhe me pas do të marrë veprimet e nevojshme.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, nëpërmjet një letre, sot është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës se në këtë Gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit. Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit. Sapo të përfundojë trajtimi i çështjes së Kryeprokurorit në gjitha instancat gjyqësore, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Presidentja Osmani do t`i ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj kushtetuese”, ka deklaruar Kupina.

Tutje ai tha se presidentja Osmani ka sqaruar në vazhdimësi se të gjitha veprimet lidhur me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit, do t`i ndërmarrë në përputhje me mandatin e saj kushtetues, duke respektuar pavarësinë e procedurave gjyqësore, sikurse edhe të drejtën e kandidatëve për të shteruar procedurat kushtetuese dhe ligjore për realizmin e të drejtave të tyre.

Blerim Isufaj në muajin prill të vitit të kaluar është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Me 11 vota pro Blerim Isufaj është nominuar për kryeprokuror të ri të Shtetit.

Në bazë të rezultatit të intervistimit: Blerim Isufaj është vlerësuar si kandidati më pikët me të larta, me 98 pikë. Ai është  pasuar nga Shqipdon Fazliu me 92 pikë, Kujtim Munishi me 84.2 pikë, Armend Hamiti me 80.6 pikë si dhe Lulzim Sylejmani me 74.2 pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda dhe Bangladeshi urojnë Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Emiratet e Bashkuara Arabe, Tajlanda dhe Bangladeshi urojnë Kosovën për përvjetorin e Pavarësisë

Flet përmes video-linkut, dëshmitari nga Maqedonia për rastin e Banjskës: Pamë njerëz me uniforma e të armatosur

Flet përmes video-linkut, dëshmitari nga Maqedonia për rastin e Banjskës: Pamë njerëz me uniforma e të armatosur

Misheshtiq: Argumentet e ZPS-së janë një arnim dokumentesh

Misheshtiq: Argumentet e ZPS-së janë një arnim dokumentesh

Selimi nga Haga: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, lufta jonë ishte e drejtë

Selimi nga Haga: Presim lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, lufta jonë ishte e drejtë

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Fjala përfundimtare e ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis nga ora 13:00

Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë

Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën