Skuadra e Milanit ka mbetur pa mesfushorin Ismael Bennacer për pjesën e mbetur të këtij edicioni.
Bennacer e ka përfunduar edicionin për shkak të lëndimit që e pësoi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Milani u mposht 2:0 të mërkurën mbrëma, ndërsa Bennacer pësoi lëndim në gjurin e majtë dhe u detyrua të largohet nga fusha.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se kontrollimet kanë konstatuar se Bennacer patjetër duhet ti nënshtrohet operimit dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë deri edicionin e ardhshëm.
25-vjeçari këtë edicion ka 3 gola e 2 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.