Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan, Marco Rubio.
Osmani ka shkruar se përkushtimi i palëkundur i Kosovës për liri dhe demokraci formon themelin e partneritetit të fortë Kosovë-ShBA.
“Një diskutim i shkëlqyer sot me senatorin Marco Rubio mbi rëndësinë e bashkëpunimit midis vendeve tona për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta në këtë kohë përcaktuese”, ka shkruar Osmani në Twitter.