Skuadra e Arsenalit ka arritur fitore të rëndësishme kundër Newcastle si mysafir me rezultat 0-2.
Neëcastle po kalon një edicion të mirë dhe në fillim nuk dukej një ndeshje e lehtë për skuadrën londineze, mirëpo një gol në secilën pjesë i futën tre pikë në ‘çantë’ Arsenalit rrugës për në shtëpi.
Martin Odegaard me një goditje precize në pjesën e parë dhe një autogol nga Fabian Schar, shuajtën shpresat e magpies për një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.
Skuadra e Eddie Hoëe e sheh veten në vendin e tretë pavarësisht humbjes dhe ëndërron për të luajtur në Champions Ligë sezonin e ardhshëm, ndërsa gunners janë një pozitë më lart.