Drita do të përballet me Ballkanin në ndeshjen kryesore të këtij viti në futbollin kosovar. Gjilanasit janë të parët në tabelë me 66 pikë, tre më shumë se kampioni në fuqi Ballkani.
Futbollisti Muharrem Jashari tha se ndonëse është ndeshje e vështirë janë shumë të motivuar për ta fituar atë.
“Kemi marr një fitore të rëndësishme kundër Llapit dhe jemi shumë të motivuar për ndeshjen që na pret. Dihet rrugëtimi jonë cfarë qëllimi, pas fitores ndaj Llapit jemi shumë të motivuar. Nesër mendoj se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni. Me organizimin që ka Drita, tifozët që kemi ne dhe formën e lojtarëve duhet ta fitojmë edhe këtë ndeshje”, theksoi Jashari.