Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në 26-vjetorin e vrasjes së tij, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi për lirinë e Kosovës.
“Me 6 maj të vitit 1997, ditën kur ra për të mos vdekur kurrë, Luan Haradinaj ishte vetëm 23 vjeç. Megjithatë, mosha e tij e re nuk paraqiti asnjëherë pengesë për idealin që ai kishte në zemër. Përkundrazi, për lirinë e Kosovës, Luani ishte ndër të parët që nuk bëri kurrfarë kompromisi – as me vdekjen.
Pa guximin, frymëzimin dhe sakrificën e Luanit dhe të bashkëluftëtarëve të tij – Kosova si shtet i pavarur do të mbetej përjetësisht vetëm një ëndërr.
Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi.