Një qytetar në Fushë-Kosovë ka raportuar në Polici se e ka lënë veturën e tij, hapur, në parking dhe nuk e ka gjetur më, raporton teve1.info
Sipas raportit policor, njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet.
“Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë 05.05.2023 – 21:50-22:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se veturën e tij me targa vendore e ka lënë të hapur në parking të një marketi dhe kur është kthyer nuk e ka gjetur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatë.