TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VV në Prishtinë: Banesat e dedikuara për rastet sociale iu dhanë zyrtarëve të LDK-së

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
VV në Prishtinë: Banesat e dedikuara për rastet sociale iu dhanë zyrtarëve të LDK-së

Në Kuvendin komunal të Prishtinë u dhanë rekomandime të komisionit profesional për verifikimin e shfrytëzimit dhe të statusit të banesave në lagjet Bregu i Diellit, Fusha e Pajtimit dhe Hajvalia.

Këto banesa u janë dhënë rasteve sociale si dhe për veteranët, përderisa u kërkua që ato raste të verifikohen.

Nora Kelmendi nga VV-ja, tha se në këtë raport nuk janë dhënë informacione të duhura. Krejt kjo sipas saj, ngase në lagjen e “Bregut të Diellit”, një numër i madh i banesave që kanë qenë të dedikuar për raste sociale u janë dhënë zyrtarëve të LDK-së.

“Disa banesa për raste sociale janë të zbrazëta, a keni shikuar që ato banesa të shfrytëzohen. Komisioni në tabelë nuk ka dhënë disa informacione. Komisioni ka dhënë disa rekomandime që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. Kategoria e dytë Hajvalia, 7 banesa të lira a do t’i dhuroni menjëherë. Në 8 raste Komisioni në tabelë nuk ka vendosur të dhënë. Te kategoria e dala nga lufta nuk keni dhënë të dhëna përves emrit dhe mbiemrit. Dhe në fund kategoria e tret për ‘Bregun e Diellit’, banesat në këtë pjesë ju kanë dhënë zyrtarëve komunal me një rregullore, ku nga viti 2017 ju ka skaduar kontrata dhe ata nuk kanë pagur as qiranë. Zhurma e LDK po më bën me i përmend përfituesit e banesave. Këto banesa që janë dhënë me qira banesat shfrytëzohen nga ish-zyrtarët. Këto banesa kanë qenë për raste sociale dhe ato u janë jep të pasurve”, tha ajo.

Sami Salihu nga LDK-ja, nuk foli për pretendimet e VV, përderisa tha se si parti i përkrahin rekomandimet e Komisionit për rregullimin e statusit të këtyre banesave.

“Rekomandimet e paraqitura fokusohen në banimet sociale. Aty nënvizohet nevoja për të shqyrtuar kërkesat. Ne si LDK e përkrahmi këtë rekomandim”, tha ai.

Granit Geci nga PDK-ja, tha kur flitet për rastet sociale duhet që të jenë të bashkuar.

“Një dukuri që e pash që për mendimi tim është qetësues është fenomenin qira mbi qira që është i pranishëm. Në marrjen e mandateve tona kemi për obligim që të bëjmë mbrojtjen e pronës publike e sidomos kur është kategoria sociale. Në këtë pika nuk duhet që të kemi dallime. Të kenë një mbikëqyrje shumë më rigoroze se sa kanë qenë deri më tani. Aty ku hasim në shkelje të intervenojmë. I japim mbështetjen e plotë si grup”, tha ai.

Edhe Bahri Gashi nga AAK-ja tha se i japin mbështetje rekomandimeve të Komisionit vlerësues.

“Unë jam fokusuar në dy pozicione, për raste sociale si dhe për veteranët, më të tjerat duhet që të merremi më pak. E japim mbështetjen që të mos dëmtohen”, tha ai.

Njëjtë tha edhe Gëzim Sveçla nga VV-ja, duke shtuar se janë 13 banesa të lira të cilat duhet që të jepen në shfrytëzim.

“Kjo pika e tretë është me e lehta për me i dhënë zgjidhje. Pajtohem me rekomandimet, që të shqyrtohen kërkesat. U konstatua që janë 13 banesa të lira, ato duhet që të shfrytëzohen”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Ministri Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Operacion policor në bashkëpunim me AKI-në në arrestimin për kontrabandim me migrantë

IKSHPK aktivizon metodën për zbulimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime

IKSHPK aktivizon metodën për zbulimin e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime

Prokuroria dhe Policia në Pejë diskutojnë trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Rama: Shqipëria nuk ka plan “B” veç Evropës

Rama: Fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për çështjen e njohjes së Kosovës

Shkencëtarët regjistrojnë sinjale nga “zeptoversi”, bota 100 miliardë herë më e vogël se një atom

Shkencëtarët regjistrojnë sinjale nga “zeptoversi”, bota 100 miliardë herë më e vogël se një atom

Gashi takon familjen e Astrit Deharit: Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes është obligim institucional

Gashi takon familjen e Astrit Deharit: Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes është obligim institucional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën