TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi-LDK-së: Na tregoni ku e keni vendosur ju “të zhdukur me dhunë” që ne e kemi hequr

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Bislimi-LDK-së: Na tregoni ku e keni vendosur ju “të zhdukur me dhunë” që ne e kemi hequr

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka reaguar deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj për kritikat rreth deklaratës për personat e zhdukur.

Ai tha se Qeveria Hoti e ka trajtuar me zero urgjencë çështjen e personave të pagjetur.

“Sa i përket deklaratës për personat e pagjetur apo zhdukur me forcë. Kjo është deklaratë e dakorduar në Bruksel nga ish-kryeministri Hoti. I ka 7 fjali. Dhe gjashtë fjali tregojnë se si do të krijohet komisioni, kur do të bëhet puna. Ka zero sqarime për atë se sa i rëndësishëm është problemi i personave të pagjetur dhe ka titullin “Missing persons”. Këtu thuhet që me çështjen e të pagjeturve do të merremi një vit pasi ta kemi marrëveshjen finale me Serbinë. Dmth zero urgjencë në trajtimin e kësaj çështjeje. Më 8 shtator 2020 keni deklaratat e z.Selmanaj keni deklaratat e deputetit Selmanaj ku thotë që kjo temë është ezauruar”, ka thënë Bislimi.

Ai po ashtu i tha se “na tregoni ku e keni vendosur ju “të zhdukur me dhunë” që ne e kemi hequr”.

“Deklarata që ne jemi dakorduar e ka titullin “Deklarata e kryeministrit Albin Kurti”. Ju po thoni keni gabuar që keni hequr termin “të zhdukur me dhunë”. Tregoni kur e keni futur ju, që ne e kemi larguar. Unë mund të iu gjej dokumente të gjykatës evropiane që iu referohet personave të zhdukur me dhunë apo “frocibly dissapeared persons”. Është mirë me e idnetifiku vetëm një fjali këtu që vendos barazi në krime.  Personat e zhdukur nuk janë kategori e re, ata dihen me emra e mbiemra. Dihet kush i ka zhduke.Është idiotësi të thuhet se po barazohen krimet. Kur dihet kur kanë ndodhur krimet, cilët janë personat e zhdukur me dhunë dhe kush ka informata që mund të shpiejnë në gjetjen e këtyre peronave”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Selmanaj ka thënë se është i shqetësuar me mënyrës e qasjes dhe veprimet e kryeministrit Kurti në dialog, të cilat i ka quajtur të pamatura.

Sipas Selmanajt, me Deklaratën për të Pagjeturit, relacioni mes agresorit dhe viktimës është relativizuar deri në mosdallim, pasi që sipas tij, përgjegjësi për të pagjeturit tashmë kanë edhe Kosova edhe Serbia.

“Në Deklaratën për të Pagjeturit të miratuar më 2 maj, relacioni mes agresorit dhe viktimës është relativizuar deri në mosdallim. Fatkeqëisht Kurti ka barazuar dhe përgjegjësitë institucionale mes dy shteteve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, madje edhe për periudhat kur nuk ka ekzistuar fare shteti i Kosovës. Është gabim fatal që shteti i Kosovës të mbajë përgjegjësi për periudhën para vitit 2008. Me rezolutën 1244 OKB ka qenë autoriteti i vetëm që mban përgjegjësi për çdo gjë që ka ndodhur në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani akuzon LVV-në: Ja refuzuan popullit 51%, për të eliminuar një presidente që ulët me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV-në: Ja refuzuan popullit 51%, për të eliminuar një presidente që ulët me presidentin e ShBA-së

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Osmani akuzon LVV-në: Ja refuzuan popullit 51%, për të eliminuar një presidente që ulët me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV-në: Ja refuzuan popullit 51%, për të eliminuar një presidente që ulët me presidentin e ShBA-së

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Abdixhiku: Po nisim një lëvizje të madhe e shprese për Republikën e Kosovës

Barcelona – Real Madrid, derbi i mbrëmjes

Barcelona – Real Madrid, derbi i mbrëmjes

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Rugova: Shpresoj që ky bashkim do të sjellë një fitore të madhe për LDK-në

Sigal Prishtina e Peja obligohen nga FBK të mbajnë Kuvendet Zgjedhore

Trepça – Bashkimi, sonte në “Minatori”

Muriqi sfidon Mbappen

Muriqi sfidon Mbappen

Malisheva merr pikë në Ferizaj

Malisheva merr pikë në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën