Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se janë hapur konkurset për punësim në gjashtë ndërmarrje publike, raporton teve.info
Përmes në postimi në Twitter, Rizvanolli ka shkruar se këto institucione kanë nevojë për profesionistë të aftë për t’i zhvilluar ato edhe më tej.
Konkurset janë shpallur për ndërmarrjet publike si: KRU Gjakova, KRU Mitrovica, KRU Drini i Bardhë, KEK, Trainkos, Trepça.”Ju ftojmë të aplikoni”, ka bërë thirrje Rizvanolli.
Ndërmarrjet tona publike kanë nevojë për profesionistë të aftë për t’i zhvilluar ato edhe më tej!
KONKURSE për anëtarë bordi:
➡️KRU Gjakova
➡️KRU Mitrovica
➡️KRU Drini i Bardhë
➡️KEK
➡️Trainkos
➡️TrepçaJu ftojmë të aplikoni:https://t.co/IRfThC0QDf
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) May 4, 2023