I ka filluar punimet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, derisa në rend të ditës janë shtuar edhe dy pika, njëra me propozim të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes dhe tjetra me propozim të PDK-së.
Mimoza Kusari Lila propozoi që të futet në rend të ditës, si pikë e katërt, zëvendësimi i nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komuniteteve.
Kurse Abelard Tahiri nga PDK, kërkoi futjen në rend të ditës pikën për ndryshimin e pozitës së anëtarit të kësaj partie në Komisionin për Administratë, ku në vend të Mërgim Lushtakut si nënkryetar i Komiisonit të emërohet Isak Shabani.