Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se në mbledhjen e Kryesisë u mor vendim që të të enjten të ketë seancë të re plenare.
Konjufca po ashtu përmendi seancën e së mërkurës e cila ka filluar me shqyrtimin e pikave të papërfunduara kurse të enjten pritet të mbahet seancë e re e Kuvendit.
Konjufca ka kërkuar nga të gjitha partitë konsensus për miratimin e rregulloreve.
“E mbajtëm këtë mbledhje të Kryesisë, por kësaj radhe më shumë i kushtuam rregulloreve të cilat i kemi shumë të rëndësishme për funksionalizimin e Kuvendit dhe reformat që jemi duke i bërë.
Tri nga këto rregullore kaluan, një nuk kaloi por mbetet që të arrijmë një konsensus mundësisht në javën e ardhshme, dhe këto janë shumë të rëndësishme po ashtu përveç asaj që i shihni të punëve të tjera që i bëjmë në Kuvend, po ashtu edhe caktimin e seancave. Edhe këto punë të tjera që i kemi që kanë të bëjnë me rregulloret e reja, mënyra se si funksionojnë Kuvendi i Kosovës, kjo ishte edhe arsyeja pse u mbajt kjo mbledhje e kryesisë. Seanca i kemi caktuar për sot është vazhdim lidhur me pikat që kanë mbetur të pa trajtuara, kurse nesër e kemi seancën e re”, tha ai.