TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas karburanteve, bord edhe për ushqimet, Rama: Kush do të luajë me çmimet do t’i konfiskohet prodhimi

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Pas karburanteve, bord edhe për ushqimet, Rama: Kush do të luajë me çmimet do t’i konfiskohet prodhimi

Lajmin e dha gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve, duke paralajmëruar bizneset se kush do të luajë me çmimet do t’i konfiskohet prodhimi.

“Ajo që më ka shqetësuar që shumica ia hedh fajin pakicës pakica shumicës në diskutimet për çmimet dhe për të mos pasur hedhje faji do futemi edhe ne për të krijuar bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve të shportës dhe ky bord i përbashkët do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe tuajt nga shumica e pakica dhe çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk mund të vendosë çmime të ndryshme. Kush do t’i vendosë do t’i konfiskohet prodhimi me ligj dhe zakon dhe jo arbitraritet, nëse dikush do të luaj. Marzhi i fitimit do të ngrijë. Mbi vuajtjet e njerëzve askush nuk mund të fitojë dhe askush nuk ka të drejtë që ju të humbisni”.

Rama theksoi se çmimet do të vazhdojnë të rriten, por detyrimi i qeverisë, sipas tij, është të mbështesë familjet e pensionistët. Sipas tij, Konsumi nuk ka rënë po pavarësisht kësaj, nuk mund të bëhet asnjë eksperiment fitimprurës

“Nuk mund të bëhet asnjë eksperiment fitimprurës këtu me idenë që këta vazhdojnë të blejnë, konsumi nuk ka rënë që tregon diçka tjetër nga propaganda e shfrenuar e mjerimit ekstrem. Por kjo nuk do të thotë aspak që situata është e tillë që ju mund të vazhdoni me këto çmime. Çmimet mund të rriten në vijim përsëri. Dje në një diskutim në zoom me disa të tjerë jashtë vendit dhe ndër të tjera një parashikim i mbështetur në shumë argumente është se bota mund të përballet me shokun më të madh të furnizimit të karburantit në tremujorin e dytë e të tretë si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëse e barrelash që furnizohet nga Rusia. Çdo gjë është e hapur si mundësi. Sot për sot, këtu kemi detyrimin e përbashkët të gjithë ne si shqiptarë që të bëjmë secili të vetën. Nuk mund t’ia kërkojmë këtë një pensionisti që ka nevojë për ushqimet bazë, apo që nuk ka kursime për të përballuar çmimet e tregut. Atë pensionist do ta mbështesim ne, qeveria me një shumë që është barabartë me rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë, por edhe ju me çmimet që do vendosni atje”.

Kreu i qeverisë u kërkoi që ta përballojnë këtë situatë me patriotizëm, ndërsa biznesmenëve u përmendi rrathët e ferrit në jetën e përtejmë nëse fitojnë në kohë lufte. Ai tha se këtë po e bën për qytetarët dhe jo për protestuesit kundër çmimeve, për të cilët u shpreh se do ta rriste dyfish.

“Duhet ta përballojnë këtë situatë me patriotizëm. Këtë fjalë e përdorim me kënaqësi të madhe kur nuk kërcënohemi me asgjë apo kur shajmë të tjerët nëpër stadiume, sot është patriotizmi në radhë të parë dhe për ju si biznesmenë është shans të lani ca mëkate dhe kur të mbarojë lufta të dilni të pastruar nga mëkatet. Imagjinoni të nxirrni fitime mbi gjakun e atyre andej dhe këtu nuk e kam për ata që protestojnë se për ata do të bashkëpunoja me ju për ta bërë çmimin e vajit dyfish, po imagjinoni të nxirrni fitime dhe të shkoni te Shën Pjetri dhe t’ju pyesë ç’bëtë në atë jetë dhe t’ju thotë që si ka mundësi kur ishte lufta në Ukrainë keni fituar kaq shumë kjo s’duhet të ndodhë se do t’ju takojë rrethi i fundit i ferrit edhe për ata myslimanë Zoti këtu është i ndarë, kurse Zoti në botën tjetër është një dhe emrin e ka ndryshe ferri dhe parajsa. Përtej kësaj shakaje që është gjysma e së vërtetës, do t’ju lutesha shumë që këtu nuk është çështje e gjërave që mund të bëjë shteti me pahir. Unë jam kundër ndërhyrjeve të çfarëdolloj të shtetit në shtyllën kurrizore të tregut, jo se jam idelogjikisht i penguar, por në kushte paqeje kjo është skandal, ndërsa në kushte lufte është domosdoshmëri dhe prandaj jam këtu se e duam jo me detyrim, por me bindje e dëshirë”. /a2news

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA heq kufizimet ligjore ndaj ambasadës dhe misionit diplomatik të Sirisë në Uashington

SHBA heq kufizimet ligjore ndaj ambasadës dhe misionit diplomatik të Sirisë në Uashington

Presidenti sirian hedh poshtë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

Presidenti sirian hedh poshtë mundësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

​Erion Veliaj mbetet në burg

Veliaj urdhëron nga burgu nisjen e dekorimit të Tiranës

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Shqipëria i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake ISOMA 2025

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake ISOMA 2025

Deputeti i LVV-së reagon pas ndërprerjes së numërimit të votave në Mitrovicë

PDK reagon pas urdhrit të Prokurorisë për rifillim të numërimit të votave në Mitrovicë

Hill: Nuk mbaj mend të kem thënë se Selimi kishte një pozicion të lartë në UÇK

Hill: Nuk mbaj mend të kem thënë se Selimi kishte një pozicion të lartë në UÇK

Orges Shehi ka ofruar dorëheqjen, pritet largimi nga Ballkani

Orges Shehi ka ofruar dorëheqjen, pritet largimi nga Ballkani

Edwars i Pejës shpallet “MVP”

Edwars i Pejës shpallet “MVP”

Prokuroria urdhëron rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Prokuroria urdhëron rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë të Jugut

Sallahu: Serbia duhet të fajësohet për sulmin në Banjskë

Sallahu kërkon përjashtimin e kryeprokurorit Njazi Rexha nga rasti në Mitrovicë të Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën