Trepça është në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Në gjysmëfinalen vendimtare, Trepça fitoi 77:74 ndaj Sigal Prishtinës. Ndeshja u luajt në Prishtinë.
Derisa pas katër xhiros ishte gjithçka e barabartë, sonte u vendos edhe finalisti i dytë. Kryeqytetasit fituan ndeshjen e parë 82:70, kurse mitrovicasit fituan sfidën e dytë 77:68. Në takimin e fundit prishtinasit triumfuan 87:71.
Trepça u rikthye fuqishëm në serinë e katërt, duke mposhtur bardhëekaltrit me rezultat 82-77.
Por, në duelin e pestë, mitrovicasit ishin më të fortë dhe e dëshiruan më shumë se kryeqytetasit fitore dhe kaluan në finale me rezultat 77-74.
Në finale, Trepça do të përballet me Pejën, për të zgjidhur dilemën se kujt i takon epiteti i më të mirit për këtë edicion.