TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati: Përmbyllet subvencionimi i rrymës për qytetarët që kursyen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Murati: Falja e 100 eurove nga tatimi në pronë do të bëhet me ligj të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se gjatë dy viteve të fundit i gjithë kontinenti i Evropës është përballur me një krizë energjetike, teksa ka njoftuar se është përmbyllur subvencionimi i rrymës për qytetarët që kanë kursyer energjinë elektrike.

Në një konferencë për media, së bashku me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, Murati theksoi se për këtë arsye gjatë asaj periudhe Qeveria e Kosovës ka marrë masa për rritjes efiçiencës, kursim të energjisë elektrike dhe një pako për subvencionim e kursimit të energjisë për qytetarët e Kosovës, shkruan teve1.info

Murati ka bërë të ditur se pakoja ka qenë e subvencionuar tre muaj nga Qeveria e Kosovës, ndërsa muajt e tjerë është financuar nga Bashkimi Evropian.

“Muajt shtator tetor dhe nëntor kanë qenë të mbuluar nga Kosova, kurse për dhjetor janar shkurt dhe mars u mbuluan nga fondet e BE për 15 milionë euro për këta katër muaj. Sot apo nesër, do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit që ka qenë për sezonin dimëror”, tha Murati.

Tutje, ministri Murati njoftoi se Bashkimi Evropian gjatë këtij viti ka edhe një pako tjetër mbështetëse për energji për qytetarët e Kosovës, për ato familje në nevojë, në mënyrë që këtyre familjeve të i’u lehtësohet barra e faturave të energjisë elektike.

“Do të ketë edhe masa të tjera që po ashtu janë të parapara me pakon mbështetëse të BE-së janë paraparë edhe 25 milion euro të tjera që do të jenë për gjatë vitit mbështetjet për familjet në nevojë në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe të lehtësohet barra e faturave të energjisë elektike për ta”, deklaroi Murati.

Nga kjo masë sipas tij, përfituan mbi 200 mijë familje përfituese dhe mbi 88 milionë euro të kursyera në import të energjisë

Ndërsa, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se 200 mijë familje kanë përfituar nga kursimi i energjisë elektrike.

Ai tha se për katër muaj, mbështetja e BE-së për Kosovën ka arritur deri në 50 milionë euro.

“BE ka mbuluar subvencionimin e Qeverise për katër muaj nga dhjetori deri në mars, ku mbi 200 mijë familje kanë përfituar nga kursimi për çdo muaj. Mbështetja ka arritur deri në 50 milionë për këta muaj dhe jam shumë i lumtur që mund të them se ka qenë një masë mbështetëse shumë e suksesshme. Kursimi i energjisë është mënyra më e lehtë, më e sigurte dhe më e lirë për të kaluar këtë krizë, pasi të gjithë mund të përfshihemi në reduktimin e energjisë, nga bizneset e deri të konsumatoret individual.

Në të ardhmen pakoja e mbështetës do të jetë edhe në kuadër të gjërave tjera.  Kjo ishte së pari për familjet për t’i ndihmuar që ti paguajnë faktuarat e rrymës, e dyta për produktet që ju nevojiten për ngrohjen e shtëpisë, për renovimin e ndërtesave, dyer, dritareve dhe mjeteve solare si dhe e treta mbështetja për bizneset mikro, të mesme dhe të vogla për të investuar në pajisje efeciente të energjisë dhe instalime solare”, ka thënë ai.

Ai tha se BE mbetet e zotuar që ta mbështes Kosovën në përpjekje për dekarbonizim dhe efecientë  të energjisë elektrike.

“Burimet e energjisë janë kyçe për të ardhmen e një shteti”, ka përfunduar ai./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, rasti nën hetim

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, rasti nën hetim

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Gjendet mjet i dyshimtë në Lubizhdë të Prizrenit, rezulton të mos jetë shpërthyes

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy persona në mes të rrugës

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Leposaviq – Raportimi për sulm ndaj të miturës rezulton i rremë pas verifikimeve policore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën