Ka votuar edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Zubion Potokut, Flatron Hasani. Ai në një prononcim për media ka thënë se këto zgjedhje janë demokratike e legjitime, shkruan teve1.info
“Besoj edhe qytetarët të tjerë do të dalin të votojnë, këto janë zgjedhje demokratike, legjitime dhe na mbetet të vazhdojmë përpara”, tha Hasani.
I pyetur se sa është i knaqur me daljen e qytetarëve për të votuar, ai ka thënë se momentalisht numri është i vogël, teksa shtoi se qytetarët serbë kanë presion nga Beogradi për të mos dalur në zgjedhje.
“Për momentin është numër i vogël por shpresoj që do të rritet edhe pse kemi presion nga Beogradi tek qytetarët serbë që të mos dalin, por ato janë zgjedhje legjitime, dekomkratike dhe po shkon procesi në gjendje të rregullt”, deklaroi ai.
Tutje ai theksoi se tek shqiptarët nuk ka presion nga Beogradi.
Kandidati i VV-së shtoi se pret që pasdite të ketë votues më shumë.
Ndryshe, sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të vendit: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, e Zveçan, komuna këto të banuara me shumicë serbe. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto komuna është 45 mijë e 95, teksa për kryetarë garojnë 10 kandidatë, dhe vetëm një është nga komuniteti serb./teve1.info