Mesditën e së enjtes janë kryer edhe instalimet e fundit të kontejnerëve në pjesën veriore të Kosovës, për zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore.
E në të gjithë këto vendvotime, zyrtarë policor do të qëndrojnë 24 orë.
Nga ky proces i së dielës banori i Lagjes së Boshnjakëve, Xhevdet Gashi pret që të ndryshojë roli i shqiptarëve në veri.
E Lorik Hysenaj thotë se do të votojnë me të gjithë anëtarët e familjes.
Mirëpo, një qytetar ende nuk e ka të qartë se si do të votojnë.
E për ditën e zgjedhjeve, KQZ-ja ka vazhduar përgatitjet për komisionarët serb thellë në fshatin Soqanicë të Epërme.
Këtë proces e ka përcjell nga afër ekipi i TËVË1.
Këta komisionarë janë trajnuar rreth procedurës së votimit dhe numërimit të votove.
Ndërsa për shqiptarët, nga KQZ-ja ky trajnim është kryer ditë më parë.
Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi








