TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet drejtori i KEK-ut, dërgohet në mbajtje 48 orë

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Arrestohet drejtori i KEK-ut, dërgohet në mbajtje 48 orë

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi është arrestuar sot pas një bastisje që është kryer në zyret e KEK-ut nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë.

Kjo e fundit ka njoftuar përmes një komunikate për media për arrestimin e Krasniqit.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka bërë të ditur se bastisje përveç në zyrën e Krasniqit janë kryere dhe në banesën e tij, ku edhe janë konfiskuar disa gjëra si prova materiale.

“Po ashtu, Njësia e Veçantë e Hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit N.K. në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në komunikatë.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit i pandehuri me inicialet N.K., është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Policia e Kosovës gjatë ditës ka konfirmuar për teve1.info bastisjen.

Ndërsa, përmes një komunikate KEK-u kishte thënë se nuk kanë informacion për qëllimin e aksionit të PK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci: Nuk kam njohuri që Izraeli po pengon ndërtimin e hapësirave për FSK-në në Gaza

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Maqedonci për vendimin e Speciales: Nuk është qëllimi te individtët, por të ideja-qëllimi i UÇK-së

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Ekskluzive,Maqedonci: Bisedimet për Kampin Bondsteel si bazë e përhershme do të nisin së shpejti

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

“InfoNata” 15.10.2026

“InfoNata” 15.10.2026

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestrohet automjeti i ekspertit të Policisë së Shtetit

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Gjendet i vdekur një person në Prizren, policia po heton rastin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën