TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq: Kosova ta formojë Asociacionin me kompetenca thelbësore, pastaj ne e kryejmë pjesën tonë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Vuçiq iu bën thirrje serbëve të Kosovës të mos dalin në votime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se nuk ka lojë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe se Serbia do ta mbajë fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës kur edhe Kosova  ta përmbushë obligimin e saj.

Vuçiq, në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, tha se tani po thuhet shpesh se është e rëndësishme të fillohet procesi i formimit të Asociacionit.

“Puna është se ju formoni Asociacionin me kompetenca thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën dhe do të përmbushë pjesën e saj të punës. Nuk ka lojë. Vetëm kur ta përmbushni, ne do ta përmbushim pjesën tonë”, deklaroi Vuçiq, përcjell Kosovo Online.

Vuçiq tha se ndoshta Serbia do të bëjë diçka në mënyrë të njëanshme në shenjë vullneti të mirë, por se kjo nuk ka të bëjë fare me obligimin e Prishtinës.

“Është një detyrim që nuk është nënshkruar në shkurt ose më vonë por që ekziston që nga 19 prilli 2013”, nënvizoi ai.

“Ne në Serbi mund të jemi budallenj, por jo edhe aq. Ne patëm mundësinë të mësojmë nga ajo që po ndodh në botë. Kur të përmbushni detyrimin tuaj, atëherë do të fillojmë të punojmë me gëzimin më të madh për të përmbushur atë që publikisht kemi premtuar”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq përsëriti se Serbia do të përmbushë gjithçka që ka thënë, por se nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe agjensitë e saj të specializuara.

Shefi i diplomacisë suedeze në anën tjetër e uroi Vuçiqin për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe tha se pret që të gjitha dispozitat dhe anekset të zbatohen menjëherë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Emergjenca në QKUK trajtoi 343 raste gjatë 24 orëve të fundit, 32 prej tyre ishin lënduar në aksidente trafiku

Vdes në mjekimin intensiv personi i lënduar në aksidentin e 4 tetorit në Fushë-Kosovë

Ndërron jetë Zekë Zeka, mjeku që kontribuoi në shëndetësi dhe ndihmoi ushtarët e UÇK-së gjatë luftës

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Motoçiklisti rreth 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Llapnasellë

Courtois mungon në “El Clasico”

Courtois mungon në “El Clasico”

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

​Vëzhguesit e OSBE-së për zgjedhjet në Serbi: Pjesëmarrja e lartë është shenjë e mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën