Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq do të zhvillohet më 2 maj.
Kështu është konfirmuar nga Bashkimi Evropian përmes një komunikate për media.
Paraprakisht edhe teve1.info kishte mësuar nga burimet se ky takim do të zhvillohej në datën e njëjtë
Ndonëse nuk janë dhënë detaje, në këtë takim pritet të nënshkruhet Deklaratë për Personat e Zhdukur, për tekstin e së cilës janë dakorduar Kosova dhe Serbia.
Më pastaj, pritet që kjo deklaratë të publikohet.
Po ashtu, në këtë takim pritet të diskutohet edhe për ecurinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në takimin e fundit të nivelit të lartë që u zhvillua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët ranë dakord për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë për të cilën palët u morën vesh më 27 shkurt.







