Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili i ka uruar qytetarët e Kosovës për miratimin e vendimit final për liberalizimin e vizave.
Sipas saj ky izolim nuk ka qenë kurrë i drejtë.
Kica-Xhelili tutje uron që liberalizimi të mos shihet si mundësi për ikje.
“Uroj që ky lajm të shihet si mundësi për zhvillim e jo mundësi ikjeje”, ka shkruar Kica-Xhelili.