TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti për ‘The Times’: I shqetësuar se Gjykata Speciale mund ta rishkruajë historinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kënaqshmëria ndaj punës së Kryeministrit bie nga 52.6% në 44.9% për gjashtë muaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përjavshmen britanike “The Sunday Times“, ka shprehur shqetësimin se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”, duke e zhvendosur fokusin nga krimet dhe mizoritë serbe gjatë luftës së fundit.

“Unë e mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërsa Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, tha Kurti.

Kurti theksoi se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës dhe intervenimin e NATO-s, ndërsa shtoi se do t’i bëhej qejfi sikur ish-kryeministri britanik, Tony Blair, të mund të vinte në Prishtinë për të festuar “Ditën e Çlirimit”.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë që kishte Mbretëria e Bashkuar në ndërhyrjen e NATO-s për të ndaluar gjenocidin serb”, tha Kurti, duke shtuar se ai shpreson që ish-kryeministri britanik të mund vinte për të festuar “Ditën e Çlirimit” në qershor.

Kurti në këtë intervistë tha se Rusia ka parë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor mundësinë e një hapje të një “fronti të dytë” kundër NATO-s pas pushtimit të Ukrainës. “Kosova është një histori suksesi e NATO-s, rusët duan që ajo të dështojë”.

Në dhjetor, kujtoi ai, një grup i madh anëtarësh të “Patrulla e Popullit”, një organizatë nacionaliste serbe me lidhje me grupin paramilitar rus “Wagner”, u grumbulluan përreth kufirit me Kosovën, duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s, transmeton Albanian Post.

“Njëqind milje nga vendi ku po bëjmë këtë intervistë në zyrën e kryeministrit është një bazë ruse”, shtoi Kurti, duke iu referuar të ashtuquajturës “qendër humanitare” e Moskës në qytetin serb të Nishit. “Është plot me spiunë dhe agjentë që angazhohen në luftë hibride”.

Ndryshe, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nisi të hënën e 3 prillit, pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës. Për tri ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, shpalosën aktakuzën kundër katër ish-drejtuesve të UÇK-së, përkatësisht ndaj Shtabit të Përgjithshëm së një ushtrie të një populli të dërrmuar nga shtypja njëshekullore e Serbisë, që nga Zyra e Prokurit të Specializuar u barazvlerësua me një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve që nuk respektojnë lejet ndërtimore

Komuna e Mitrovicës vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve që nuk respektojnë lejet ndërtimore

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

Nuk siguroi ulëse në Kuvend, reagon Adelina Thaçi

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

KQZ nis rinumërimin e votave në 185 vendvotime

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Ligjvënësit evropianë i kërkojnë Shqipërisë të ndalojë ndërtimin e projektit të lidhur me Kushnerin

Ligjvënësit evropianë i kërkojnë Shqipërisë të ndalojë ndërtimin e projektit të lidhur me Kushnerin

MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

MPB dhe ASK me aksion të gjerë antiterror në Shkup, pesë persona nën hetim

A do duhej që diaspora ta kishte një përfaqësues në Kuvend?

KQZ nis rinumërimin e votave në 185 vendvotime

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

ShBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës

ShBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën