Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot .
Diskutimet mes tyre u zhvilluan mbi çështjet aktuale politike në vend, përfshirë raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e dialogut, raporton teve1.info.
Njëherit, u përmend edhe marrëveshja bazë dhe aneksin e zbatimit të saj sipas dakordimit të arritur në Ohër më 18 mars, si dhe për takimin e sotëm në Bruksel në nivel kryenegociatorësh./teve1.info/.