TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Petkoviq: Kurti po shkakton incidente që të mos e formojë Asociacionin

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Petkoviq i reagon Osmanit për deklaratat ndaj Vuçiqit: Një mizë i ra ariut

Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po planifiko ta themelojë Asociacionin, prandaj po shkakton incidente në mbarë Kosovën.

Petkoviq së bashku me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, kanë mbajtur konferencë për media, duke reaguar për arrestimin e 36-vjeçarit, M.B., i cili dyshohet për djegien e veturave në veri dhe sulmin ndaj zyrtarëve policorë.

“Është e qartë se me sjelljet provokuese dhe veprimet e dhunshme të Policisë së Kosovës, Prishtina dhe Albin Kurti duan të kërcënojnë paqen dhe të nëpërkëmbin dialogun. Albin Kurti po përpiqet të gjejë hapësirë për t’i shpëtuar AKS-së, prandaj i duhen krizat, sepse atëherë nuk ka dialog”, tha Petkoviq, raporton Kosovo Online.

Ndërsa, Rakiq ka ripërsëritur deklaratën e tij, duke thënë se nëse nuk lirohet i arrestuari serb, serbët do të protestojnë.

“Serbët do të mblidhen e do të protestojnë nëse Milan Bozhoviq nuk lirohet”, ka thënë ai.

“Do të doja të vija këtu sot për të folur për AKS-në dhe që ajo do të formohet dhe që populli serb në Kosovë e M. do të ndihet më i sigurt. Fatkeqësisht, lëvizjet e fundit të Prishtinës kanë sjellë vetëm indinjatë, revolotë dhe pakënaqësi të madhe të popullit serb”, tha tutje Rakiq.

I dyshuari serb, është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njësisë së PK-së, me ç’rast si pasojë ishin plagosur dy zyrtarë policorë nga arma e zjarrit.

Ndaj 36-vjeçarit, është ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. /teve1.info/

 

Tags: albin kurtiLista SerbePetar Petkoviq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Vijon në ditën e 115-të protesta në Tiranë

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Gaza, “kampi më i turpshëm i përqendrimit i kohës sonë”, thotë Erdogan në OKB

Gaza, “kampi më i turpshëm i përqendrimit i kohës sonë”, thotë Erdogan në OKB

Donjeta Sadiku sot në ring, lufton për medalje në Evropian

Donjeta Sadiku sot në ring, lufton për medalje në Evropian

Sot hapet Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë në Prishtinë

Sot hapet Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë në Prishtinë

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

“Info Nata”- 22.09.2026

“Info Nata”- 22.09.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën