TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kovaçevski: Ballkani i Hapur po jep rezultate

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kovaçevski: Ballkani i Hapur po jep rezultate

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi gjatë vizitës zyrtare të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Beograd. Sipas krerëve të dy qeverive, vendet kanë pasur përfitime ekonomike nga nisma Ballkani i Hapur.

Kovaçevski ka thënë se kjo është iniciativë në të cilën kryeson ekonomia dhe jo temat politike.

“Kjo është iniciativa në të cilën dominon ekonomia dhe temat ekonomike, dhe jo temat politike, duke që ne si shtete nuk kemi tema të hapura politike mes veti. Secila iniciativë i ka kundërshtaret e vet dhe kritikët, mirëpo kjo iniciativë edhe kritikat që i ka të gjitha janë të bazuara në supozime mirëpo asnjë herë të bazuara në të dhëna reale. Dhe sot folëm me kryeministren Bërnabiq për benifitet ekonomike nga iniciativa Ballkani i hapur vetëm disa prej tyre, për atë që Maqedonia e Veriut ka një eksport të madh në Serbi, sa është numri i madh i turistëve nga Serbia në Maqedoni dhe nga Maqedonia e Veriut në Serbi, sa është koha e vogël për transportim në mes tri vendeve, është edhe një dëshmi se nisma Ballkani i hapur po funksionon dhe nisma po jep rezultate”, ka thënë Koveçevski.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se Ballkani i Hapur nuk është në kundërshtim me Procesin e Berlinit.

Lidhur me këtë, ajo ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë nuk shoh atë që nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, që kemi një qarkullim të lirë të mallrave, që kemi një fluks të lirë njerëzish, shërbime, kapitale, jo kjo është plotësisht jo vetë në përputhje me Bashkimit Evropian, por me parimet bazë të Bashkimit Evropian, por kjo thotë mjaft le të themi për korrektësinë apo sinqeritetin e tij politik, sepse ai po merr pjesë në nismën Procesi i Berlinit, dhe të gjitha nismave tjera, atyre nuk guxon t’u thotë nuk është në përputhje me parimet e Bashkimit Evropian, edhe nuk është, por këtu e ka më të lehtë të thotë në kuadër të Ballkanit të Hapur sepse është politikisht e popullarizuar në Kosovë, supozoj te një pjese te popullatës shqiptare edhe pse mendoj te pjesa dërrmuese e popullsisë dhe ekonomisë shqiptare nuk është e popullarizuar sepse ata do te kishin shume për te përfituar po te behej Prishtina bëhej pjesë e nismës Ballkani i hapur dhe gjithmonë dyert janë të hapura”, ka thënë Bërnabiq.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar memorandum për lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në kufirin Tabanoc-Preshevë që është rrjedhojë e procesit të Ballkanit të Hapur, memorandum për pagesë elektronike në pikat e pagesës rrugore, si dhe në fushën e energjetikës dhe të minierave./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Statovci: Për hapat pozitivë në veri kanë kontribuuar dy figurat, si Kurti ashtu edhe Vjosa

Statovci: Për hapat pozitivë në veri kanë kontribuuar dy figurat, si Kurti ashtu edhe Vjosa

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Emisioni “Info Nata” 05.06.206

Emisioni “Info Nata” 05.06.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 05.06.2026

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina kundër martesave mes gjinive të njëjta: PSHDK nuk e voton një ligj të tillë

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Morina: Çdo rezultat mbi 51 për qind tregon se qytetarët nuk duan më bllokada

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Lodhja rreth orës 3, ja çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

Lodhja rreth orës 3, ja çfarë e shkakton dhe si ta parandaloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën