TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Humza Yousaf – kryeministri i parë me ngjyrë dhe i pari mysliman në Skoci

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Humza Yousaf – kryeministri i parë me ngjyrë dhe i pari mysliman në Skoci

Në praninë e gjyqtarëve dhe familjes së tij, Humza Yousaf u betua si kryeministër i Skocisë.

Ligjvënësit në parlamentin e Edinburgut votuan 37-vjeçarin me origjinë nga Pakistani duke e bërë atë liderin e parë me ngjyrë në krye të qeverisë skoceze dhe udhëheqësin e parë kombëtar mysliman në çdo demokraci perëndimore.

Yousaf pas marrjes së postit premtoi se do të punoj për të fituar respektin dhe besimin e secilit qytetar atje.

E në vendlindjen e tij, mu tek shtëpia me tulla e gjyshërve të Yousaf, të afërmit rrëfejnë për krenarinë dhe gëzimin që ndjejnë për përzgjedhjen e tij si lider i Skocisë.

“Nga këtu, familja Yousaf emigruan në Mbretërinë e Bashkuar. Kur njerëzit përreth dëgjuan se ai u bë ministri i parë i Skocisë, ata filluan të më vizitojnë dhe të më urojnë pasi jam më i afërti i tij. Ne jemi të gjithë krenarë për të. Unë, familja ime dhe i gjithë Pakistani jemi krenarë për të. Myslimanë ka në të gjithë botën dhe ai do të punojë për të gjithë ata dhe sigurisht edhe për Pakistanin”, tha Manzoor Hussain – i afërm i Yusafit

Ndërsa , Rafiq Khattak- mik i babait të Yousafit tha “E takova atë 10 vjet më parë, ai ishte një fëmijë shumë i sjellshëm. Sot mora lajmin se ai është bërë kryeministër dhe jam shumë i lumtur”.
Yousaf mposhti rivalen Kate Forbes pas një gare të ngushtë pesë-javore që ekspozoi thyerje të thella brenda Partisë Kombëtare Skoceze pro-pavarësisë.

Skocia, një vend me 5.5 milionë banorë, është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por ka një qeveri gjysmë autonome me pushtet të gjerë në disa fusha duke përfshirë shëndetin dhe arsimin.

Ky moment historik vjen pesë muaj pasi Mbretëria e Bashkuar u bë me kryeministrin e parë indian Rishi Sunak./Tëvë1/

Tags: Humza YousafSkoci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Kosova – Izraeli, ende nuk është caktuar vendi ku do të luhet ndeshja

Përbërja e mundshme e Kosovës ndaj Izraelit, pak ndryshime nga Foda

Foda lë jashtë listës Erblin Osmanin, Enis Rexhepin dhe Valmir Matoshin

Foda lë jashtë listës Erblin Osmanin, Enis Rexhepin dhe Valmir Matoshin

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Kosova merr pjesë në Konferencën e Frankofonisë në Kamboxhia, përfaqësohet nga Konjufca

Mungesë barnash në Mjekimin Intensiv, Uka: Janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve

Mungesë barnash në Mjekimin Intensiv, Uka: Janë të domosdoshme për shpëtimin e jetëve

Duele interesante edhe sot në Ligën e Kombeve

Duele interesante edhe sot në Ligën e Kombeve

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

Ndeshja Kosovë-Izrael, policia me plan operativ: Gjatë lëvizjes së eskortës do të ketë ndërprerje trafiku

Kosova synon fitore ndaj Izraelit, Dardanët zbresin sot në fushë për tri pikët

Kosova synon fitore ndaj Izraelit, Dardanët zbresin sot në fushë për tri pikët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën