TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Krerët e Shqipërisë mbështetën qëndrimin tim se marrëveshja e Ohrit është njohje defakto

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Krerët e Shqipërisë mbështetën qëndrimin tim se marrëveshja e Ohrit është njohje defakto

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se në takimet me drejtuesit e institucioneve në Shqipëri, ka marrë mbështetjen se me marrëveshjen e Ohrit, ka ndodhur njohja defakto e Republikës së Kosovës nga Serbia.

Kurti pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama, u ka thënë mediave se ka njoftuar ata për elementet e marrëveshjes së arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, në Ohër më 18 mars.

“Ata mbështetën qëndrimin tim se kjo marrëveshje është njohje defakto e Republikës së Kosovës nga Serbia, është në fakt një njohje defakto e ndërsjellët dhe gjithashtu ua shpjegova që neni 7, i cili flet për vetmenaxhimin e komunitetit serb dhe e përmend Këshillin e Evropës, në fakt korrespondon tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Ndërkaq, në pikën 10 bëhet fjalë për të gjitha marrëveshjet e deritanishme që i ka trashëguar qeveria jonë nga procesi i dialogut në Bruksel, e që janë 39 sosh e të cilat ne jemi pajtuar që duhet të zbatohen, natyrisht ato që janë valide dhe të obligueshme që thuhet në nenin 10 të marrëveshjes”, tha Kurti.

Ai është pyetur se pse nuk ka takuar përfaqësuesit e PD, ku tha se ka takuar përfaqësuesit e institucioneve por që nuk përjashtohet mundësia që në vizitën e radhës. Ndërkohë, foli edhe çka kërkon Kosova nga Shqipëria.

“Ne kërkojmë nga Republika e Shqipërisë mbështetje në forumet ndërkombëtare për Kosova, çdoherë kur diskutohet duhet të mbrohet Kosova, subjektiviteti i saj, sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial, por gjithashtu të na ndihmojë në anëtarësime në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Kurti ka takuar dhe kryetarin e partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kryeministri ka thënë se homologun Rama janë pajtuar që mbledhja e ardhshme e përbashkët ndërmjet dy qeverive të mbahet në qershor./teve1.info/

Tags: kurtiMarrveshja e Ohritvizita ne Tirane
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes e mitura që ishte lënduar në aksidentin në Gjakovë rreth një muaj më parë

Prishtina në vendin e 29-të për ndotjen e ajrit në listën e IQAir

Prishtina në vendin e 29-të për ndotjen e ajrit në listën e IQAir

Vrasja e Arlinda Zekajt “çon” në këmbë Kosovën

Sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave, kërkohen ndryshime ligjore

Mot me diell

Mot me diell dhe vranësira

​Mbrëmje e madhe në Champions, këto janë ndeshjet që luhen sonte

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Berisha: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare, qeveria po përballet me pakënaqësi në rritje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën