Ka përfunduar qetë protesta e Partisë Socialdemorkate të Kosovës, raporton teve1.info
Protesta e Partia Socialdemokrate ishte organizuar për ta kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit dhe me kërkesë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
Gjatë protestës u mbajtën disa aktivitete simbolike si ndërrimi i flamujve shtetëror në oborrin e Qeverisë me flamuj të bardhë si dhe hedhja e tymit dhe mjeteve piroteknike mbi objektin e Qeverisë.
Protestën e përcollën dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës por të cilët nuk ndërhynë në aktivitetet e protestuesve.