TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Shteti mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Gërvalla: Franca e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka folur në shtypin portugez rreth anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Gazeta portugeze “Diario de Noticias”, e ka pyetur kryediplomaten se a është i rëndësishëm anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Gërvalla ka deklaruar se ka shembuj që tregojnë se një shtet mund të jetë i suksesshëm pa qenë anëtar i OKB-së

Situata ndërkombëtare ka ndikim edhe në Kosovë sa i përket anëtarësimit të Kombeve të Bashkuara, e dimë që Rusia nuk është pro, por edhe Kina dhe vendet e tjera? A është i rëndësishëm anëtarësimi në OKB për Kosovën, 15 vjet pasi shpalli pavarësinë nga Serbia?

“Unë mendoj se përvoja tashmë ka treguar që ju mund të jeni një jo anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë të jeni një vend shumë i suksesshëm. Nëse shikojmë Zvicrën, shohim një shembull shumë të mirë të kësaj, ata iu bashkuan Kombeve të Bashkuara shumë vonë. Njëkohësisht duhet të jetë e qartë se ajo duhet të varet nga vetë Kosova, nga progresi i vendit, nga përmbushja e kritereve në zbatimin e shtetit ligjor demokratik. Këto duhet të jenë parimet që Kosova të mund të anëtarësohet apo jo në një organizatë ndërkombëtare dhe jo fqinjësia apo bllokadat që mund të bëjnë të tjerët” ka thënë Gërvalla.

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB është aktualizuar kohëve të fundit me deklaratat e Presidentit të Serbisë, i cili në mënyrë triumfale ka deklaruar se ua ka thënë Presidentit të Francës dhe Kancelarit të Gjermanisë se nuk do ta implementojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, edhe pse në propozimin europian flitet për mospengim për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare e jo specifikisht në OKB.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Qeveria e Kosovës shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Telekomi: Gjykata Komerciale urdhëroi kthimin e 4.4 milionë eurove që i mori përmbaruesi privat

Qeveria emëron bordin e ri të Telekomit, Shaban Neziri kryesues

Qeveria miraton propozimin për trupat institucionalë drejt integrimit në BE

Qeveria miraton propozimin për trupat institucionalë drejt integrimit në BE

Qeveria miraton marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare

PDK mbledh sot Këshillin Drejtues për të diskutuar zhvillimet politike

PDK mbledh sot Këshillin Drejtues për të diskutuar zhvillimet politike

Arrestohen dy të mitur për tentim vrasje në Drenas

Policia i gjen armë të gjata dhe rreth 400 fishekë brenda shtëpisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

I jep fund parullës “rroga e vogël, fitimi i madh”, Kurti: Projektligji për Byronë ka trazuar shumëkë

I jep fund parullës “rroga e vogël, fitimi i madh”, Kurti: Projektligji për Byronë ka trazuar shumëkë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën