TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Skënder Hyseni: Ndale turrin Lumir!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hyseni: Osmani qëndrime si të Millosheviqit, Kurtin nuk do ta marr më askush seriozisht

Ish koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë dhe anëtar i LDK-së, Skënder Hyseni, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku të dhëna një ditë më parë, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Hyseni e ka thënë se Abdixhiku po mundohet të gjej armiqtë e brendshëm në LDK.

“Ndale turrin Lumir!

Lumir Abdixhiku sërish qenka marrë me “armiqtë e brendshëm” të LDK-së.

O tempora o mores!

Në nëntor, pas një kritike që i kisha bërë politikës konfrontuese e izolacioniste të binomit Kuti-Osmani, Lumir Abdixhiku kishte lëshuar një komunikatë të tipit ekskomunikues komunist kundër meje. Kjo ishte komunikata e Lumir Abdixhikut kundër meje:

“LDK jo vetëm që distancohet nga gjuha e tij, por LDK ka dy vite që është e distancuar nga mendësia e tillë politike. Është për habi, gjithsesi, se si figura pa fuqi politike e partiake sot, zënë hapësira mediale e kontaminojnë diskursin publik”.

Shtrohet pyetja pse ndjente nevojë Lumiri t’i bashkohej korit idiotesk të qarqeve të Albinit e Vjosës kundër meje, në kohën kur unë as që i kisha ba çfarëdo reference Lumirit, e aq më pak LDK-së! Pse?!”, ka shkruar Hyseni.

Sipas Hysenit, Abdixhiku e ka përmendur edhe në një studio televizive duke thënë se nuk ka besuar se Albin Kurti dhe Skënder Hyseni do të bëhen bashkë kundër tij.

“Në një studio televizive mbrëmë, Lumiri paska thënë: “Nuk kam besuar kurrë që Albin Kurti dhe Skënder Hyseni do të bëhen bashkë kundër meje (demek kundër Lumirit) dhe LDK-së. Këtë marrëzi të Lumirit nuk do ta ‘nderoja’ me asnjë koment tjetër pos “marrëzi”. Nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre.

Ashiqare Lumiri paska problem me sytë dhe me sensin e gjykimit!

Nuk ndjej nevojë unë kurrë të jem kundër Albin Kurtit si person, por jam dhe duket do të jam egërsisht dhe përjetësisht kundër politikave shkatërrimtare të Kurtit.

Aq më pak ndjej nevojë të jam kundër Lumirit. Nuk më bënë përshtypje cili është Lumiri si njeri e person! Por, por si lider i LDK-së po!”, ka shkruar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja për derivate

Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia: U zbulua falë bashkëpunimit me qytetarët

Këto janë dy lokacionet ku u zhvillua aksioni policor në Zubin Potok – Detaje nga Policia

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, Policia: Me dëshirë ndodhet në Gjakovë

Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulet çmimi i naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja për derivate

Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia: U zbulua falë bashkëpunimit me qytetarët

Këto janë dy lokacionet ku u zhvillua aksioni policor në Zubin Potok – Detaje nga Policia

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, Policia: Me dëshirë ndodhet në Gjakovë

Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

Sot akademi përkujtimore për Betejën e Koshares dhe heroin Sali Çekaj

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

13 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot me diell, temperatura deri në 23 gradë Celsius

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën